Pse na hapet goja dhe pse është ngjitëse?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe nëse vetëm mendojmë rreth hapjes së gojës, nganjëherë na shkakton atë, shkruan “HealthLine”.

Është diçka që e bëjnë të gjithë përfshirë kafshët. Dhe nuk duhet të provoni ta ndaloni vetën, sepse nëse iu hapet goja, atëherë trupi juaj ka nevojë për të, transmeton lajmi.net.

Është një prej veprimeve më ngjitëse dhe të pakontrolluar që e bënë trupi ynë. Ka shumë teori se pse ndodhë kjo, dhe një ndër më të përhapurat është se i ndihmon trupit të mbushet oksigjen.

Mirëpo kjo teori nuk mbështetet shumë nga shkencëtarët. Ata besojnë se ndër arsyet kryesore është lodhja, monotonia dhe kur shihni dikë tek e bënë atë.

Advertisement

Kur jeni të lodhur, truri fillon të ngadalësohet duke e shkaktuar temperaturën të bie.

Kur jeni bërë monoton, truri nuk ndihet i stimuluar dhe fillon të ngadalësohet duke e ulur përsëri temperaturën.

Kur e shihni dikë tjetër zakonisht jeni në të njëjtin ambient si ata, të ekspozuar ndaj të njëjtës temperaturë.

Një arsye tjetër është se trupi mund të jetë duke u përpjekur të zgjoj vetën. Në këtë mënyrë mushkëritë dhe enët e gjakut zgjerohen duke lejuar trupin të zgjasë muskujt dhe nyjet.

Advertisement

Kjo gjithashtu mund të detyroj gjakun të ngrihet drejt fytyrës, duke rritur vetëdijen.

Nëse juve gjithmonë iu hapet goja kur shihni dikë duke e bërë, atëherë kjo tregon empati dhe se jeni duke u lidhur me personin.

Personat që kanë mungesë të empatisë nuk do të ndikohen nga ky veprim kur e shohin. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy