Pse nuk po iu rriten flokët?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse nuk po iu rriten flokët?

Nuk ka diçka më të bukur sesa flokë të shëndosha dhe nëse ju ka ndodhur të keni probleme me dukjen dhe rritjen e flokëve tuaja, atëherë e dini sa e mërzitshme është, shkrua “TeenVogue”.

Flokët e dëmtuara, e ngadalësojnë rritjen, dobësohen, këputen lehtë dhe janë të vështira për t’u stiluar, transmeton lajmi.net.

Më e rëndësishmja është të gjendet shkaktari, që mund të jetë mungesa e hidratimit, përdorimi i tepërt i kimikateve, dëmtimi nga nxehtësia, lidhja konstante e flokëve etj.

Këto janë disa këshilla që do iu ndihmojnë ti mbani flokët e shëndetshme:

Advertisement

Lajini me kondicioner çdo ditë. Pra nuk duhet të përdorni shampo, thjeshtë ujë të ngrohtë dhe kondicioner, transmeton lajmi.net.

Të paktën një herë në javë përdorni kondicioner dhe lëreni në flokë të paktën 15 minuta. Në fund shpërlajeni me ujë orizi.

Krihini flokët me kujdes. Krehja e ashpër e flokëve i këputë ato dhe i bënë fundet e flokëve të ndara.

Advertisement

Në vend të peshqirit përdorni një peshqir me mikrofibra, ose të paktën një bluzë pambuku. Mos i fërkoni flokët teksa i terni, vetëm shtrëngojini butësisht.

Shmangni nxehtësinë. Sa më pak që ju përdorni tharëse te flokëve ose çfarëdo mjeti për ti stiluar flokët tuaja, aq më të shëndetshme do të jenë, transmeton lajmi.net.

Mbroni flokët e njoma. Flokët e njoma janë shumë të ndjeshme, prandaj duhet të kujdeseni për to veçanërisht shumë.

Advertisement

Preni flokët rregullisht. Flokët që nuk priten rregullisht, thahen dhe dobësohen. Për të mbajtur flokët e shëndetshme ju duhet t’i prisni.

Keni kujdes se si i stiloni flokët. Lidhja e shpeshtë e flokëve do të shkaktoj këputje konstante. Përpiquni të mos stiloni flokët në mënyra që iu tërhiqen shumë.

Përdorni një këllëf jastëku prej mëndafshi ose sateni. Fibrat e pambukut shkaktojnë kruarje me flokët duke shkaktuar ndarjen e fundeve të flokëve. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy