Qumështi me kakao bën mirë për organizmin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Antioksidantët që ndodhen në këtë pije, kanë një përqendrim gati 3 herë më të lartë sesa në çajin jeshil. Siç e dimë antioksidantët luftojnë radikalet e lira të trupit tonë.

Flavonoidët ndihmojnë trupin tonë që të shpërbëjë oksidin e nitratit, prandaj nëse konsumojmë qumësht me kakao përmirësojmë qarkullimin e gjakut, ulin presionin e tij dhe përmirësojmë shëndetin e zemrës.

Duke qenë se qumështi me kakao, i përgatitur në shtëpi, përmban më pak yndyrë se sa çokollata, sipas agroweb.org ai nxit prodhimin e kolesterolit të mirë në organizmin tonë.

Një tjetër funksion i flavonoidëve është se rrisin përqendrimin e oksigjenit në gjak, duke mundësuar kështu një furnizim më të mirë të trurit me dy përbërësit kryesorë. Prandaj ndodh që pasi të kemi pirë një gotë me qumësht dhe kakao, të ndihemi të qetë.

Advertisement

Ndërkohë këshillohet të përdorni kakao organike dhe qumësht jo të pasterizuar, që të përfitoni plotësisht vlerat e kësaj pije.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy