Rastet e “sindromës së zemrës së thyer” janë në rritje gjatë pandemisë, thotë studimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

E njohur gjithashtu si kardiomiopatia e stresit (ose kardiomiopatia Takotsubo), sindroma e zemrës së thyer ka simptoma të ngjashme me një sulm në zemër, duke përfshirë djersitje, vjellje, gulçim, palpitacione të zemrës dhe dhimbje në gjoks, transmeton lajmi.net.

Gjendja shfaqet si përgjigje e stresit fizik ose emocional i cili ka qenë duke arritur lartë gjatë disa muajve të fundit.

Sipas një studimi të ri të botuar në revistën JAMA Network Open, normat e sindromës së zemrës së thyer në mesin e pacientëve me kushte ekzistuese të zemrës u rritën në 7.8%, krahasuar me 1.7% të pacientëve të diagnostikuar me kardiomiopati stresi para Covid-19.

Studiuesit shikuan pothuajse 2,000 pacientë para dhe gjatë pandemisë dhe arritën në përfundimin se numri i incidenteve në zemër ishte rritur pas Covid-19.

Advertisement

Vlen të theksohet se të gjithë pjesëmarrësit testuan negativ për Covid-19 dhe se shkalla e vdekjeve nga sindroma e zemrës së thyer nuk është rritur. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy