Roli i vitaminës D në betejën me virusin SARS-Cov-2

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Roli i vitaminës D në betejën me virusin SARS-Cov-2

Roli i vitaminës D në luftën kundër virusit SARS-Cov-2 është diskutuar shpesh. Së fundmi, në Itali, Shoqata Shkencore Sis 118 ka analizuar të dhënat e qindra pacientëve me Covid-19 dhe ka arritur në përfundimin se vlerat e duhura të vitaminës D në gjak janë të lidhura direkt me përgjigjen imunitare të organizmit kur përballet me virusin.

“Në strategjinë e parandalimit të përhapjes së Sars-CoV2 është thelbësore të sigurohen vlera adekuate të larta të vitaminës D3 në gjak (sepse ato lidhen drejtpërdrejt me një përgjigje të rritur imune), në mbështetje të terapisë kundër sëmundjes, si dhe për terapinë e sindromës post-Covid, pasi modulimi i përgjigjes imune të vitaminës D i kundërvihet asaj që njihet si stuhia inflamatore e citokinës”, thuhet në studim.

Mario Balzanelli, president i Sis 118, thotë se në periudhën midis 21 shtatorit dhe 21 nëntorit, në spitalin “San Giuseppe Moscati” në Taranto është dokumentuar se të gjithë pacientët me insuficiencë akute të frymëmarrjes sekondare pas pneumonisë intersticiale-alveolare kishin mungesë jashtëzakonisht të rëndë të vitaminës D3. Sa më e madhe mungesa e kësaj vitamine, aq më më të komprometuara ishin kushtet klinike të pacientit.

Balzanelli thotë se vitamina D3 nuk është thjesht një vitaminë siç besohet zakonisht, por luan rolin e një hormone, pasi ndërhyn në rregullimin e përgjigjes inflamatore sistemike, në modulimin e përgjigjes imune sistemike, në mekanizmat e mbrojtjes kundër dëmtimit akut të mushkërive (sindroma e distresit respirator akut), në mekanizmat riparues të mushkërive të prekura nga dëmtimet hiperakute inflamatore si pneumonia Covid-19, si dhe parandalimi i fibrozës pulmonare në fazën sindromike post-Covid-19.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy