Rreth 1.3 miliardë njerëz jetojnë me tension të lartë gjaku

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rreth 1.3 miliardë njerëz jetojnë me tension të lartë gjaku

Sipas OBSH–së, gati 1.3 miliardë njerëz në botë vuajnë nga hipertensioni, një vrasës i heshtur, shpesh i nxitur nga obeziteti, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe sëmundjeve të veshkave.

Hultimi i përbashkët i OBSH-së dhe Kolegjit Imperial në Londër tregon se hipertensioni mund të diagnostikohet lehtësisht duke monitoruar presionin e gjakut dhe të trajtohet me ilaçe me kosto të ulët,  por gjysma e njerëzve të prekur nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre.

Studimi gjithashtu tregon se vendet e pasura e kanë vënë nën kontroll këtë sëmundje, mirëpo situata më e rëndë paraqitet  në vendet me të ardhura të ulëta.

Shkencëtarët deklarojnë se përveç faktorëve  gjenetikë, hipertennsioni lidhet edhe me stilin e jetës të cilat përfshijnë dietat jo të shëndetshme, pasivitetin fizik, konsumimin e duhanit dhe alkoolit, diabetin e pakontrolluar dhe mbipeshën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy