Rreziku i trombofilisë dhe trombozës në shtatzëni: gjithçka duhet të dini sipas gjinekologëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në shtatzëni, rreziku i trombozës rritet sepse gjaku ka tendencë të mpikset më shumë. Gjithashtu mund të shtohen faktorë të tjerë rreziku. Pse ndodh kjo dhe çfarë duhet bërë në këto raste, jua shpjegojmë më poshtë, shkruan Për Nënat.

Në shtatzëni, gjaku ka tendencën të mpikset më shumë: Kjo është e nevojshme për të zvogëluar mundësinë e gjakderdhjes gjatë shtatzënisë dhe gjatë lindjes. Mirëpo kjo tendencë mund të rrisë rrezikun e formimit të mpiksjeve të mëdha të gjakut që shkaktojnë trompozë, transmeton lajmi.net.

Por mbi të gjitha, ky rrezik bëhet edhe më i rëndësishëm nëse ka faktorë të tjerë, të trashëguar ose të fituar, që çojnë në një predispozitë trombofile.

Le të shohim se çfarë saktësisht është trombofilia, cilat janë rreziqet, si mund ta zbuloni dhe çfarë duhet të bëni.

Advertisement

Trombofilia, fjalë për fjalë, do të thotë trombo-mpiksje dhe fili-miq. Me fjalë të tjera, trombofilia është mundësia për të vuajtur nga trompoza, dhe mpiksjet e gjakut apo venave për shkak të një tendence të tepruar të gjakut që mpikset.

Nga se varet kjo?

Gjatë shtatzënisë gjaku ka tendencë të koagulojë (mpikset) më shumë. Kjo është një gjendje fiziologjike që ndodh që nga fillimi i shtatzënisë, e theksuar në tremujorin e fundit dhe në javët e para pas lindjes: ndodh për të parandaluar vdekjen e grave nga gjakderdhja e tepërt gjatë lindjes.

Kjo gjendje mund të rrisë rrezikun e mpiksjeve të caktuara, por problemi ndodh veçanërisht nëse janë të pranishëm faktorë të tjerë të rrezikut. Për shembull:

Advertisement

Anomalitë trashëgimore ose të fituara të mpiksjes së gjakut

Trombofilia e trashëguar, pra me baza gjenetike, ndodh për shkak të mutacioneve në faktorët e koagulimit,” thotë gjinekologja Valentina Pontello, një eksperte në shtatzënitë me rrezik të lartë në Itali.

“Ndër format më të shpeshta janë ato për shkak të mutacioneve në faktorin V Leiden dhe faktorit II (substanca gjenetike që ndihmojnë në mpiksjen e gjakut). Më të rralla janë mutacionet në antitrombinë, proteinë S dhe proteinën C. Lidhur me mutacionet në gjenin MTHFR, duhet të merret parasysh trombofilia vetëm kur ka rrezik të jetë trashëguar edhe nga nëna edhe nga babai, dhe vetëm nëse shoqërohet me një rritje aktuale në nivelet e gjakut të një substancë të quajtur homocistine”.

Ka dhe arsye të tjera që mund të rrisin rrezikun e trombozës në shtatzëni. Për shembull, mosha e nënës, obeziteti, sidomos kur shoqërohet me peshë të tepërt gjatë nëntë muajve, pirja e duhanit, mungesa e tepruar e aktivitetit fizik.

Advertisement

Çfarë përfshin trombofilia?

Tendenca ndaj mpiksjes së tepërt të gjakut mund të çojë në pasoja të ndryshme në varësi të enëve të gjakut që përfshihen. “Ne duhet të dallojmë arteriet që bartin gjakun e oksigjenuar nga zemra tek organet periferike, dhe venat, të cilat bëjnë të kundërtën, duke çuar gjakun pa oksigjen nga organet periferike në zemër, e cila më pas e dërgon atë në mushkëri ku e oksigjenon sërish.

Tromboza arteriale jep pasoja të tilla si goditje në tru apo sulm në zemër. Megjithatë, gratë shtatzëna nuk kanë rrezik të ndryshëm nga popullata e përgjithshme për këtë lloj tromboze. Ajo që ndodh tek këto gra është që rritet paksa rreziku i trombozës në vena.

Tromboza venoze zakonisht prek këmbët, dhe zakonisht vetëm një prej tyre. Simptomat kryesore janë ënjtja e këmbës, ngritja e tensionit, dhimbje. Nëse ju përjetoni këto shenja, duhet të vizitoheni tek një mjek pasi ndonëse në një përqindje të vogël të rasteve, tromboza në këmbë mund të çojë në komplikacione të rënda, potencialisht fatale, si bllokimi i enëve pulmonare.

Advertisement

Për fat të keq simptomat e bllokimit të enëve të gjakut janë fillimisht të lehta si probleme me frymëmarrjen, lodhje e përgjithshme. Në çdo rast, është e këshillueshme që ta mbani mend këtë rrezik ndonëse jemi duke folur se ndodh në situata të rralla. Në çdo vit, në 10.000 gra shtatzëna ndodhin rreth 5-10 raste të trombozës, dhe nga këto vetëm një mund të çojë në emboli (bllokim i enëve të gjakut ) të mushkërive.

Tromboza placentare, simptomat

Gjatë  shtatzënisë ka rreziqe që lidhen me mundësinë e trombozës placentare: organi përmes të cilit nëna ushqen dhe oksigjenon fetusin. Nëse formohen mpiksjet e gjakut në nivelin e placentës, gjaku nuk mund të qarkullojë mirë dhe mund të ketë pasoja për fëmijën, i cili nuk rritet mirë dhe për nënën, meqenëse anomalitë e placentës janë të lidhura për shembull me rrezikun e preeklampsisë.

Simptomat e mundshme të trombozës placentale për këtë arsye janë pre-eklampsia (e cila manifestohet me rritjen e presionit të gjakut të nënës dhe rritjen e proteinave në urinë) dhe frenim të rritjes së fetusit.

Advertisement

Çfarë rreziqesh ka një grua shtatzënë me trombofili të  trashëguar ose të fituar?

Sipas një studimi të fundit të botuar nga një grup i gjinekologëve  në Universitetin e Mançesterit, gratë me trombofili të trashëguar ose të fituar kanë një rrezik më të lartë për të përjetuar herët apo vonë komplikacione të shtatzënisë. Mund të shkaktojë: aborte spontane periodike, preeklampsi, lindje të parakohshme, shkëputje të placentës, frenim të rritjes së bebit, madje edhe vdekje të tij në mitër. Problemi është se ne nuk e dimë saktësisht sa i madh është ky rrezik: studime të ndryshme kanë dhënë rezultate të ndryshme.

A ekziston një test për të parë nëse jeni në rrezik nga trombofilia? Kush duhet ta kryejë atë?

Po, ekziston një lloj testi për të vlerësuar nëse faktorët e mpiksjes janë “në rregull” ose nëse diçka është e gabuar. Kjo është e ashtuquajtura shfaqje trombofile, e kryer përmes një testimi të thjeshtë të gjakut.

Advertisement

Ky test përfshin analizën e faktorëve të mëposhtëm: antitrombina, proteina C, proteina S, rezistenca ndaj proteinaës C të aktivizuar, faktorit të mutacionit në V Leiden, protrombinë, homocisteinë, antitrupat antifosfolipide. Ekzaminimi duhet të kryhet gjatë planifikimit të shtatzënisë dhe jo kur ajo tashmë ka filluar, pikërisht sepse ndryshimet e mpiksjes të lidhura me këtë gjendje ndoshta nuk sjellin rezultatet e duhura.

Ky test nuk këshillohet për të gjitha gratë shtatzëna, por vetëm për disa kategori:

– Gratë që kanë pasur tashmë trombozë venoze, ose të afërm të cilët kanë vuajtur

– Gratë që kanë një histori familjare ku trombofilia është e  trashëguar;

Advertisement

– Gratë me aborte të përsëritura (rekomandohet veçanërisht kërkimi i antitrupave antifosfolipidë) ose që kanë pasur vdekje të foshnjës në mitër gjatë një shtatzanie të mëparshme;

– Gratë që, në një shtatzëni të mëparshme, kanë pasur episode të preeklampsisë apo sindromit HELLP (një formë e veçantë e preeclampsia), vonesë në rritjen e fetusit apo shkëputje të placentës.

Në përgjithësi, çfarë mund të bëjnë gratë për të zvogëluar rrezikun e trombofilisë gjatë shtatzënisë?

Këshilla e parë është të filloni të mendoni për këtë edhe para fillimit të shtatzënisë. Përtej kushteve të veçanta, gjenetike ose të fituara, disa situata që rrisin rrezikun mund të modifikohen. Është rasti i zakonit të pirjes së duhanit, të mbipeshës ose të obezitetit. Pjesa e dytë e këshillave është që menjëherë të planifikoni një vizitë me gjinekologun dhe ekzaminimet e tremujorit të parë, duke i kushtuar vëmendje që vizita e parë të kryhet në një mënyrë të kujdesshme dhe të saktë. Vlerësimi i mirë i historisë personale dhe familjare të gruas shtatzënë mund të japë indikacione shumë të dobishme për menaxhimin e shtatzënisë së saj: është e dobishme që gratë ta kërkojnë vetë këtë vëmendje. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy