Sa sheqer duhet ti hidhni kafes?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sa sheqer duhet ti hidhni kafes?

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush tjetër në zyrë. Të gjithë i drejtohemi kafesë pavarësisht kemi ngrënë apo jo mëngjes, shkruan “AgroWeb”, transmeton lajmi.net.

Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Ajo është transformuar në një përbërës tejet të nevojshëm për një paradite energjike.

Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkooli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por nënvizon rëndësinë e kafesë në jetën e shumë njerëzve.

E megjithatë, disa preferojnë ta pinë kafen pa përbërës të tjerë shtesë siç është sheqeri, e disa tjetër as që e mendojnë kafen e hidhur pa pasur pak ëmbëlsi.

Advertisement

 

Të gjitha këshillat e nutricionistëve bashkohen në një pikë vetme: Mos e teproni me sheqerin!

Sipas të dhënave, për një filxhan të vogël normal kafeje ekspres, i cili përmban 30 ml kafe të lëngshme sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm një lugë çaji.

Advertisement

Sipas studimeve të ndryshme, një lugë e plotë çaji me sheqer në një filxhan kafeje ekspres e rrit përqindjen e sheqerit në më të lartë se sa sasia e sheqerit që përmban një gote me coca-cola.

E njëjta gjë vlen edhe për kafen turke, e cila zakonisht përgatitet në shtëpi. Ndërkohë, për një filxhan të madh me kapuçino, e cila përmban 25 ml kafe dhe 85 ml qumësht sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është më pak se dy lugë çaji me sheqer. /Lajmi.net/

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy