Sa të shqetësuar duhet të jemi në lidhje me Covid-19 gjatë dimrit?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koronavirusi ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë botën duke shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve, ulje ekonomike tek shumë shtete, rritje papunësie, mbyllje të vendeve, masa të rrepta, transmeton lajmi.net.

Jemi në sezonën e vjeshtës dhe koha është më e freskët për dallim nga temperaturat që kishim në verë. Dimri është në prag dhe shumica nga ne jemi të brengosur nga i ftohti dhe virusi që mund të jetë më i rrezikshëm.

A ndikojnë temperaturat e ulëta në forcimin e virusit dhe shkaktimin e më shumë vdekjeve? Si të mbrohemi që të mos infektohemi gjatë sezonës së dimrit?

A do të jetë koronavirusi më i rrezikshëm gjatë dimrit?

Advertisement

Në fillim të pandemisë shumë shkencëtarë dhe mjekë treguan se Covid-19 mund të jetë shumë më i rrezikshëm gjatë kohës së dimrit.

Temperaturat e ulëta ndikojnë në rritjen dhe ndikimin e virusit në trupin e njeriut, si pasojë e temperaturave të ulëta gjatë sezonës së dimrit gjithmonë ka viruse prezentë dhe për këtë arsye Covid-19 mund të jetë më i rrezikshëm.

Me kalimin e kohës Covid-19 është bërë më pak i rrezikshëm dhe ka filluar të ketë një ndikim më të vogël tek trupi i njeriut. Gjithashtu koronavirusi ndikon ndryshe në trupin e njeriut për dallim nga viruset tjera gjatë dimrit.

Disa shkencëtarë thonë që koronavirusi nuk do të jetë më i rrezikshëm gjatë dimrit dhe temperaturat e ulëta nuk kanë një ndikim që koronavirusi të jetë si në fillimet e tij, transmeton lajmi.net.

Advertisement

Vera nuk kishte një ndikim në uljen e rrezikut siç ishte parashikuar në fillim nga shumë shkencëtarë, andaj edhe temperaturat e ulëta nuk kanë ndikim.

Shkencëtarët thonë që dimri nuk do të ketë ndikim në rritjen e rrezikut nga Covid-19, sjelljet e njerëzve janë ato që do të rrisin rrezikun, shkruan Independent.

Gjatë dimrin nuk është e mundur që të qëndroni shumë kohë në parqe apo edhe të shëtitni sepse është ftohtë jashtë, mbajtja e distancës në temperatura të ulëta është më pak e mundur dhe kalimi i kohës më pak brenda se sa jashtë në ajër të pastër nuk është si gjatë verës.

Këto sjellje kanë një ndikim të madh sepse do të jemi më shumë prezent në ambiente të mbyllura se sa në ato të hapura, gjë që ka ndikim shumë të madh.

Advertisement

Edhe nëse temperaturat e ulëta gjatë dimrit apo sjelljet e njerëzve nuk kanë një ndikim në rritjen e rrezikut të virusit, është tashmë e njohur për ne që virusi është akoma prezent dhe një vaksinë kundër tij nuk është akoma e konfirmuar që ka efekte pozitive, andaj duhet pasu kujdes të shtuar që të mbrojmë veten dhe të tjerët. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy