Sekreti për këmbë që s’plasariten kurrë qëndron tek ky përbërës që kemi në shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Plasaritja e këmbëve ndodh në pjesën më të madhe të rasteve nga tharja e lëkurës, të ecurit zbathur, këpucët e hapura tek thembrat dhe ndryshimet klimatike, shkruan “Living”.

Plasaritjet dhe kallot jo vetëm që janë të bezdisshme, por janë edhe një problem estetik, pa përmendur faktin se favorizojnë ëdhe mbledhjen e baktereve e sëmundjeve dhe për këtë arsye do t’ju tregojmë recetën e një kremi të përgatitur në shtëpi kundër plasaritjes së këmbëve, transmeton lajmi.net.

Do t’ju duhet:

Një kavanoz i pastër 500 ml

Advertisement

100 ml vaj bajamesh

200 ml glicerinë e lëngshme

2 tubeta pastë dhëmbësh nga 90 gr secila (duhet të jetë e bardhë)

Përzieni të gjithë përbërësit derisa të përftoni një krem homogjen, prandaj mund të përdorni edhe mikserin nëse dëshrioni.

Advertisement

Më pas aplikojeni tek këmbët të cilat i keni larë dhe tharë mirë duke e masazhuar sidomos tek zonat me kallo ose të plasaritura.

Për një veprim më të shpejtë, pasi të aplikoni kremin mbështillini këmbët me qese kuzhine dhe lërini 30 minuta.

Pastaj hiqni qeset, aplikoni sërish krem dhe vishni çorapet e mbajni gjithë natën. Gjatë periudhës që përdorni këtë krem, sigurohuni t’i hidratoni mirë këmbët tuaja. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy