Sëmundjet që i keni në trup si pasojë e stresit të tepruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sigurisht, në një moment të caktuar të jetës, stresi ju ka prekur edhe ju për shkak të situatave të punës, financiare ose emocionale, shkruan “Living”.

Kur stresi bëhet pjesë e jetës suaj, mund të mësoheni me simptomat e tij dhe në terma afatgjatë, kthehet në një sëmundje kronike që ndikon në mënyrë serioze tek shëndeti, transmeton lajmi.net.

Është e rëndësishme të njihni tipet kryesore të stresit:

Stresi akut

Advertisement

Ky lloj stresi shfaqet në një afat të shkurtër dhe nuk ndikon në cilësinë e jetës, për shembull, ndodh kur doni të flisni para publikut ose në një takim të rëndësishëm. Të gjithë e kanë përjetuar këtë lloj stresi në jetë.

Stresi kronik

Ky tip stresi qëndron në trup për javë të tëra, muaj, madje dhe vite. Dhe me këtë tip stresi trupi mësohet me simptomat dhe s’e kuptoni që bëhet fjalë për një problem duke i shkaktuar dëme shënetit.

Me stresin kronik, mbrojtjet imunitare dobësohen dhe rritet prodhimi i substancave si adrenalina, dopamina, noradrenalina dhe kortizoli. Kur niveli i këtyre substancave rritet, mund të ndodhin probleme kardiake dhe probleme si më poshtë:

Advertisement

-Depresion

-Rrije e triglicerideve

-Insufiçiencë kardiake

-diabet

Advertisement

-Herpes zoster aktiv ose virusi i herpes zoster

-Probleme me tiroiden

Kujtoni që nëse nuk e mbani stresin nën kontroll, në afat të gjatë mund të zhvillohen sëmundje që mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy