Shëndeti mendor dhe Covid-19: Kriza e radhës do të jetë psikiatrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shëndeti mendor dhe Covid-19: Kriza e radhës do të jetë psikiatrike

Nga Valérie Gauriat, euronews

Psikologë dhe ekspertë të shëndetit mendor janë të bindur se kriza e rradhës e shkaktuar nga Covid-19 do të jetë ajo psikiatrike. Shumë njerëz vuajnë izolimin, mbylljen por dhe frikën që sjell me vete koronavirusin.

Pacientët janë në një gjendje brishtësie që para pandemisë dhe aktualisht janë më të ekspozuara ndaj stresit të prodhuar si pasojë e krizës shëndetësore. Por sipas psikiatërve askush nuk ka imunitet.

Ata janë të bindur se si pasojë e parametrave të paqëndrueshmërisë dhe stresit do të ketë një rritje domethënëse të shqetësimeve depresive, ankthit por dhe të përpjekjeve për vetëvrasje. Diçka që ka nisur të shihet që tani.

Advertisement

Biseda e hapur për problemet që lidhen me shëndetin mendor dhe shtimi i burimeve janë prioritete për të kaluar valën e ardhshme të krizës shëndetësore, sipas profesionistëve.

Shumë njerëz kanë vuajtur nga probleme psikike gjatë pandemisë. Madje ka dhe nga ata që nuk e kishin imagjinuar asnjëherë të ishin kaq keq sa të mendonin dhe për vetëvrasje gjatë mbylljes së parë.

Janë disa pacientët të cilët e kanë kërkuar vetë shtrimin në spital si pasojë e gjendjes së  krijuar nga izolimi, dhe që theksojnë se kanë një nevojë të dëshpëruar që shoqëria të funksionojë normalisht.

Mbyllja e dytë ndodhi në një periudhë në të cilën ditët ishin më të shkurtra. Shto këtu krizën ekonomike dhe shumë njerëz që kanë frikë të humbasin vendin e tyre të punës. Efekteve të mbylljes i shtohet dhe prishja e lidhjeve sociale për ata që jetojnë vetën. Më pas është frika e infektimit, ajo për shëndetin dhe mbijetesën

Advertisement

Strukturat e shëndetit mendor në Europë, kanë aktivizuar shërbime të reja për të ndihmuar njerëzit në vështirësi, përfshirë këtu dhe linjat telefonike falas për shtatë ditë në javë. Disa spitale kanë hapur një konsultore dedikuar Covid-19.

Izolimi, vështirësitë ekonomik, pasiguria për të ardhmen, frika për të afërmit, trauma post infektim – arsyet për të qenë në ankth janë të shumta

Një nga simptomat më të shpeshta është pagjumësia, sidomos tek personat tek të cilët ka ndryshuar ritmi i jetës dhe mund të jenë pa punë. Gjendje ankthi tek persona që nuk e kanë përjetuar asnjëherë më parë. Por ka dhe nga ata që përqendrohen tek pastrimi i shtëpisë, më shumë seç duhet, dhe shumë njerëz nuk arrijnë të kërkojnë ndihmë. Për fat të keq në momentin që shfaqet një patologji psikiatrike duhet kërkuar një ndihmë profesionale pasi me kohën është e pamundur që situata të përmirësohet vetë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy