Shenjat paralajmëruese që tregojnë se trupi juaj ka mungesë të magnezit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse të gjithë e dimë se çfarë është magnezi, shumë prej nesh nuk i kushtojmë vëmendje rëndësisë që ka për organizmin tonë, shkruan lajmi.net.

Nëse nuk merrni mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese, organizmi ju paralajmëron me anë të këtyre simptomave.

Stresi 

A jeni ndjerë të stresuar ose në ankth së fundmi? A vazhdoni të shqetësoheni dhe ta vrisni mendjen për gjithçka? Duke qenë se magnezi është mineral qetësues, mungesa e tij mund të ndikojë në mënyrën se si truri përpunon mendimet dhe emocionet.

Advertisement

Dhimbje të muskujve

Kur trupit tuaj  i mungon magnezi, ai kontraktohet në mënyrë të pavullnetshme, gjë që shkakton spazma të dhimbshme. Nëse keni vazhdimisht me tension të muskujve dhe dhembje, atëherë duhet ë të shtoni nivelet e magnezit.

Çrregullime me gjumin

Një simptomë tjetër po aq e zakonshme e mungesës së magnezit në organizëm është pagjumësia. Madje edhe një rënie e lehtë e sasive të magnezit në organizëm mund të ndikojë në qetësimin e trurit tuaj gjatë natës.

Advertisement

Refluksi

Nëse keni vazhdimisht refluks dhe iu vjen për të vjellë pasi hani, atëherë mund të kërkojnë të konsumoni ushqime të pasura me magnez në mënyrë që organizmi juaj të funksionojë mirë sërish.

Tensioni i lartë

Siç u tha edhe më sipër, magnezi është minerali më i rëndësishëm për të qetësuar trupin dhe organizmin. Magnezi ndihmon në qetësimin e venave të gjakut dhe në normalizimin e presionit të gjakut. Nëse keni tension të lartë të gjakut, një nga arsyet mund të jetë mungesa e magnezit në organizëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy