minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Shkencëtarët tregojnë masën më efektive për të shmangur infektimin me Omicron - Struga.info


Shkencëtarët tregojnë masën më efektive për të shmangur infektimin me Omicron

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkencëtarët tregojnë masën më efektive për të shmangur infektimin me Omicron

Karakteristika kryesore e variantit Omicron është kapaciteti i tij i lartë i transmetimit. Një fakt që ka shkaktuar rritjen e infeksioneve në mbarë botën, që nga zbulimi i tij në nëntorin e vitit 2021.

Doza e tretë e vaksinës është efektive në parandalimin e rasteve të rënda, shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga varianti më i ri i njohur i SARS-CoV-2. Sipas studimeve të ndryshme, si ai i kryer nga autoritetet britanike, efikasiteti është 90% pasi administrohet doza përforcuese.

Megjithatë, shkencëtarët në Japoni kanë treguar masën më efektive për të parandaluar infektimin me Omicron. Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kobe kryen një studim në të cilin dolën në përfundimin se mbajtja e distancës ishte çelësi për të shmangur infektimin nga Omicron.

Udhëheqësi i studimit, Makoto Tsubokura, shprehet: “Është e rëndësishme të kthehemi te bazat dhe të sigurohemi që njerëzit të ndërmarrin masa kundër infeksionit. Masa kryesore është mbajtja e distancës nga njerëzit e tjerë”.

Advertisement

Nga ana tjetër, vetë Tsukobura theksoi nevojën për të përforcuar masat e vendosura për parandalimin e infektimit, si larja e duarve apo përdorimi i maskës: “Për të ulur rrezikun e infektimit, kemi nevojë për respektimin e masave”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy