Shqiptarët përdorin masivisht internetin, sondazhi: 440 mijë familje akses në rrjetet fikse, 90% përmes celularëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një sondazh i INSTAT zbardh qe 72% e popullsisë nga grup-mosha 16 – 74 vjeç përdorin internetin, nga të cilët 88,2 % e përdorin çdo ditë. Nga kjo grup-moshë, 98,8 % e individëve kanë përdorur aparat celularë / telefona inteligjent (smart) për të hyrë në internet. Ndërkohë 24,4 % e popullsisë e përdorin internetin nëpërmjet laptopit dhe 7,2 % nëpërmjet tabletit. Për këtë grup-moshë, 96,2 % kryejnë thirrje / video thirrje (përmes Skype, Viber, WhatsApp) dhe ky tregues ka shënuar rritje prej 3,9 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019.

Përqindja e familjeve shqiptare që kanë akses në internet është 83,3 %, krahasuar me 82,2 % të një viti më parë. 68,7 % ose 440.390 familje kanë akses në internet me rrjet fiks broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.), tregues i cili ka shënuar rritje prej rreth 12,1 pikë përqindje. Përqindja e familjeve me akses në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (3G/4G, tablet,etj.), është 90,7 %, krahasuar me 88,9 % në vitin 2019.

Individët e moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, përfaqësojnë 72,2 % të  popullsisë në studim. Tregues i cili ka regjistruar një rritje rreth 3,6 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019. Ndër to, përdoruesit e shpeshtë të internetit përfaqësojnë, 88,2 % të individëve (që përdorin internet çdo ditë / pothuajse çdo ditë) dhe 10,8 % (të paktën një herë në javë), krahasuar me 87,1 % dhe 11,5 % për të njëjtat kategori në 2019.

Nga ana tjetër, aktivitetet që kryhen nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës të cilat kanë regjistruar rritjet më të larta janë: kërkim i informacionit lidhur me shëndetin (8,7 pikë përqindje), thirrjet nëpërmjet internetit / video thirrjet (3,9 pikë përqindje), komunikimi me mesazhe të shkruara (3,6 pikë përqindje) dhe internet Banking (e-Banking) (3,0 pikë përqindje).

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy