“Shumë më i transmetueshëm se Omicron”, virologu gjerman: Varianti i ri zbeh shpresat për fundin e pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shumë më i transmetueshëm se Omicron”, virologu gjerman: Varianti i ri zbeh shpresat për fundin e pandemisë

Varianti i dytë i Omicronit po zbeh shpresat për një fund të afërt të pandemisë. I këtij mendimi është Kristian Drosten, ndër virologët më në zë gjatë pandemisë në Gjermani. Shpjegimin, kryevirologu i spitalit universitar Charite të Berlinit e jep në një intervistë për shtypin vendas ku thotë se është herët për të lehtësuar masat.

“Studimet më të fundit po tregojnë se “Motori” i variantit të ri BA.2 ka më tepër “kuaj fuqi” se Omicroni fillestar. Kjo e shton rrezikun e infektimit, sidomos tek të pavaksinuarit”.

Qarkullimi i Omicron 2 dobëson edhe më tepër imunitetin e krijuar nga vaksinat e deritanishme. Për Drostenin, askush nuk duhet të ketë iluzione se kalimi i infektimit është mënyra më e mirë për krijimin e imunitetit anti-COVID.

Mbrojtja ideale sipas tij është se imunitetit natyral duhet t’i shtohet edhe ai i krijuar nga 3 doza vaksine. Ecuria e infektimeve do të shihet gjatë Prillit, kur nxënësit e shkollave, të konsideruar si përhapësit kryesorë, të marrin pushimet e Pashkëve, siç mendon Drosten.

Advertisement

Në intervistat e mëparshme, Drosten ka parashikuar fundin e pandemisë së COVID-19, gjatë fundit të Verës së këtij viti.

Por aktualisht, infektimet në gjithë globin po japin sërish shenja rritjeje dhe kjo duket në shumë vende të Europës, Shtetet e Bashkuara dhe Indi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy