Si ka ndryshuar radhitja e simptomave të Covid-19 sipas situatës epidemiologjike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si ka ndryshuar radhitja e simptomave të Covid-19 sipas situatës epidemiologjike

Si me të gjitha viruset, koronavirusi SARS-CoV-2 i cili shkakton COVID-19 po zhvillohet me shpejtësi gjithashtu dhe aftësia e tij për t’u përhapur dhe infektuar njerëzit, ashtu edhe simptomat që shkakton.

Sipas një raporti të fundit ku të dhënat janë marrë nga aplikacioni ZOE COVID, është arritur identifikimi i 5 simptomave kryesore që ndryshojnë në varësi të situatës epidemiologjike.

Ka disa arsye pse simptomat mund të ndryshojnë, duke përfshirë faktin se ata që janë vaksinuar përjetojnë simptoma më pak të rënda, si dhe më shumë raste që raportohen nga njerëz më të pa vaksinuar ka një sërë ndryshimesh.

Cilat janë simptomat e variantit Delta?

Advertisement

Në këtë studim thuhet se ekspertet britanik kanë konstatuar që simptomat nga varianti Delta ndryshojnë nga variantet e tjera. Sipas tyre në bazë të renditjes për shpeshtësinë e simptomave vërehet se ato listohen kështu:

-Dhimbje koke

-Rrjedhje hundësh

-Dhimbje fyti

Advertisement

-Teshtitje

-Kollë e vazhdueshme

Një ndryshim renditje ka qenë për variantin klasik të Covid-19 ku kryesore kanë qenë simptomat si ethe, kolla e vazhdueshme dhe teshtitja.

Cilat janë simptomat e COVID-19 nëse jeni plotësisht i vaksinuar?

Në përgjithësi, është raportuar se ka simptoma të ngjashme të COVID-19 që raportoheshin në përgjithësi në aplikacion nga njerëz që kishin dhe nuk ishin vaksinuar. Sidoqoftë, më pak simptoma u raportuan për një periudhë më të shkurtër kohe nga ata që kishin marrë një dozë, duke treguar që po sëmureshin më pak dhe përmirësoheshin më shpejt.

Advertisement

Renditja e simptomave të COVID-19 pas 2 dozave vaksine:

-Dhimbje koke
-Rrjedhje hundësh
-Teshtima
-Dhimbje fyti
-Humbja e nuhatjes

Simptomat e mëparshme ‘tradicionale’ anosmia (humbja e nuhatjes), probleme me frymëmarrjen dhe ethet renditen në listë. Studimi tregoi se është konstatuar se njerëzit që ishin vaksinuar dhe më pas kishin dalë pozitiv me Covid-19 kishin më shumë gjasa të raportonin teshtitjen si simptomë kryesore. Ekspertët britanikë të shëndetësisë kanë shkruar se nëse jeni vaksinuar dhe filloni të teshtini shumë pa ndonjë shpjegim, duhet të bëni një test për Covid-19, veçanërisht nëse jetoni ose punoni rreth njerëzve që janë në rrezik më të madh nga sëmundja.

Cilat janë simptomat e COVID-19 nëse keni marrë vetëm një dozë vaksine?

Renditja ndryshon përsëri pas një doze të vaksinimit siç vërehet më poshtë:

-Dhimbje koke.
-Rjedhje Hundësh.
-Dhimbje të fytit.
Teshhtima.
-Kollë e vazhdueshme.

Siç mund ta shohim, pas mbrojtjes nga vetëm një dozë vaksine, një nga treguesit kryesorë vijon të jetë të një kollë të vazhdueshme, por gjithsesi është pas teshtitjes dhe rrjedhjes së hundëve, të cilët edhe më parë kanë qenë një tregues i fortë i infeksionit Covid-19.

Advertisement

Cilat janë simptomat e COVID-19 nëse jeni të pa vaksinuar?
Nëse nuk jeni vaksinuar ende, atëherë simptomat janë më të njohura për renditjen tradicionale origjinale, megjithatë mund të vëzhgojmë ende disa ndryshime nga kur COVID-19 u shfaq për herë të parë mbi një vit më parë.
-Humbja e nuhatjes
-Dhimbje koke
-Dhimbje të fytit
-Rrjedhje hundësh
-Ethe
-Kollë e vazhdueshme

Humbja e nuhatjes është ndër simptomat kryesore, ndryshe nga çfarë ka qenë më parë dhe kjo për shkak të ndryshimit të virusit duke sjellë variante të reja.
Studimi ka zbuluar se edhe njerëzit që kanë bërë një ose dy doza të vaksinës mund të jenë ende të ndjeshëm ndaj Covid-19, kështu simptomat dhe ashpërsia ndryshojnë në varësi të dozave të vaksinës, duke theksuar rëndësinë e vaksinimit të plotë(Covid Study, SI)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy