Si na sinjalizon mëlçia që kemi nivel të lartë të toksinave?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si na sinjalizon mëlçia që kemi nivel të lartë të toksinave?

Mëlçia është përgjegjëse për eliminimin e toksinave nga organizmi, ndaj mund ta imagjinoni mjaft mirë rëndësinë e saj për mirëqenien tonë, shkruan “AgroWeb”.

Nëse mëlçia ngarkohet shumë nga toksinat në trup, ajo do të nxisë akumulimin e depozitave dhjamore në zonën abdominale.

Mëlçia zakonisht rrezikohet nga dy probleme madhore: dhjamosja e mëlçisë si pasojë e alkoolit dhe si pasojë e niveleve të larta të kolesterolit.

Në momentin kur mëlçia është tepër e ngarkuar atëherë do të vëreni simptomat e mëposhtme:

Advertisement

Alergji

Nëse mëlçia është e sëmurë, ajo do të reshtë së prodhuari histaminë e cila në rrethana normale është e dobishme për imunitetin. Megjithatë, kjo substancë është transmetues i disa alergjive. Për pasojë, dhimbjet e kokës dhe simptoma të tjera të alergjive do të jenë më të shpeshta.

Lodhja Kronike

Advertisement

Toksinat janë përgjegjëse për lodhjen kronike dhe drobitje të muskujve. Nëse këto vazhdojnë, mund të nxisin depresionin dhe luhatjet e shpeshta të humorit, transmeton lajmi.net.

Shtim i shpejt i peshës

Nëse mëlçia nuk arrin të nxjerrë nga trupi toksinat e pa-filtruara, ato do të akumulohen si depozita të mëdha dhjamore dhe do të përballeni me një shtim të beftë në peshë.

Advertisement

Djersitja

Kur mëlçia ngadalëson funksionet e saj, temperatura e brendshme e trupit do të jetë më e lartë. Kësisoj do të djersini më shumë.

Era e keqe e gojës

Era e keqe e gojës, pavarësisht higjienës së ndjekur sinjalizon problemet me mëlçinë, ndaj mos e injoroni.

Advertisement

Aknet

Reagimet që prodhohen në trup pas problemeve me mëlçinë kanë një efekt domino. Problemet me mëlçinë shkaktojnë luhatje të vazhdueshme humori dhe rrjedhimisht nxisin praninë e akneve në fytyrë. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy