Si ndikoi pandemia Covid-19 në sëmundjet tumorale?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si ndikoi pandemia Covid-19 në sëmundjet tumorale?

Nga Dr. Daniela Bega, mjeke onkologe në Spitalin Amerikan 3.

Sëmundjet tumorale janë bashkëveprim i faktorëve gjenetikë së bashku me karakteristikat individuale si mosha, gjinia, raca, etnia dhe faktorëve të tjerë ambientalë si faktori fizik ku përmendim kancerin e lëkurës dhe ekspozimin ndaj rrezatimit ultraviolet, faktori kimik ku përmendim kancerin e mushkërisë dhe ekspozimin ndaj substancave kimike, faktori biologjik midis viruseve dhe këtyre tumoreve ku përmendim kancerin e qafës së mitrës dhe infeksionin nga HPV apo kancerin e mëlçisë dhe infeksionin nga hepatite HBV dhe HBC. Për sa i takon aspektit social-ekonomik, niveli ekonomik, edukimi, pozita gjeografike janë faktorë që ndikojnë në aksesin që kanë të sëmurët për të marrë shërbimet parandaluese, diagnostikuese dhe trajtuese te kancerit.

Në bazë të statistikave botërore të GLOBOCAN në vitin 2020 janë regjistruar 19 milionë raste të reja me tumore dhe 10 milionë vdekje në të gjithë botën. Kjo tregon që sëmundjet tumorale kanë një shkallë të lartë sëmundshmërie dhe vdekshmërie dhe përbëjnë një problem serioz shëndetësor.

Pandemia Covid-19 ka patur një ndikim negativ në shkallën e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë pasi ka bërë që të sëmurët të paraqiten në stad të avancuar dhe shkalla e vdekshmërisë të jetë e lartë.

Advertisement

Në fushën e onkologjisë çdo ditë bëhen studime në alternativat e reja parandaluese, dignostikuese apo trajtuese të kancerit.

Kanceri i gjirit mund të zbulohet në kohë me anë të mamografisë, kanceri i zorrës së trashë me anë të një kolonoskopie apo kanceri i qafës së mitrës me anë të një PAP testi.

Sëmundjet tumorale aktualisht nuk po trajtohen veç me kimioterapi, por edhe me alternativa të reja trajtuese si target terapi apo imunoterapi, kjo falë studimeve kërkimore që bëhen çdo ditë.

Këtu përmendimin rolin e cetuximabit në kontrollin e kancerit kolorektal, rolin e transtuzimabit në kancerin e gjirit, rolin e erlotinibit në kancerin e mushkërisë apo rolin e imunoterapisë ku përmendim medikamente si pembrolizumab në kancerin e mushkërisë, melanomës, kancerit të gjirit.

Advertisement

Të gjithë së bashku duhet të bëjmë diçka për të ulur impaktin negativ të kancerit në botë dhe të shpëtojmë miliona jetë dhe të ulim barrierat ku të sëmurët të kenë mundësi të përfitojnë nga shërbimet parandaluese, diagnostikuese dhe trajtuese të kancerit.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Daniela Bega kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy