Si ndikon puthja në shëndetin tuaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kur ishim 14 apo 15-vjeçar, kujtojmë puthjen tonë të parë, dhe siç e dimë të gjithë që puthja e parë është ajo puthje që nuk harrohet dhe që ka emocione të përziera, transmeton lajmi.net.

Puthja ndikon në shëndetin e njeriut dhe në lidhjen mes dy personave. Ajo e mban një lidhje më të fortë dhe të mirë mes një çifti.

Këtu keni arsyet pse puthja është e mirë për shëndetin e njeriut:

  1. Rrit sistemin imunitar
    Edhe pse thuhet që përmes puthjes transmetojmë baktere të shumta tek personi tjetër. Një studim zbuloi që puthja ndikon në rritjen e sistemit imunitar.
  2. Largon ankthin
    Puthja largon ankthin dhe ju jep një qetësi. Thuhet se puthja është e njëjtë me meditimin sepse të jep relaks dhe ndikon në qetësinë tuaj.
  3. Ulë presionin e gjakut
    Përveç sistemit imunitar dhe largimit të ankthit, puthja ndikon edhe në uljen e presionit të gjakut.
  4. Është si ushtrim i muskujve të fytyrës
    Thuhet se me anë të puthjes i vendos në funksion 30 muskuj të fytyrës.
  5. Është e mirë për higjienën e gojës
    Puthja me gjuhë është një faktor i rëndësishëm për higjienën e gojës, sepse me anë të puthjes më gjuhë ju mund të dalloni aromën e gojës së personit tjetër e cila tregon përgjigje të ndryshme të imunitetit.
  6. Forcon lidhjen tuaj
    Puthja forcon lidhjen tuaj duke i dhënë asaj një emocion më të madh dhe bënë që të keni një lidhje më të fortë. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy