Si ta dalloni koronavirusin nga virusi i stomakut: Simptomat gati të njëjta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse koronavirusi është shkaktar i problemeve gastrointestinale, më së shpeshti shfaqet edhe temperatura e ngritur, probleme respiratore, rraskapitje, humbje të shqisave të aromave.

Në rast të virusit të zakonshëm gastroenteritis, këto simptoma shoqëruese nuk ekzistojnë, transmeton Telegrafi.

Pra, për ta dalluar janë me rëndësi pasqyra klinike, të dhënat epidemiologjike si edhe metodat shtesë diagnostike në rastin e dyshimit për coronavirus.

Tani për tani për koronavirus testohen vetëm ata pacientë të cilët kanë temperaturë të ngritur trupore, kollë dhe dhembje në fyt.

Advertisement

Sa i përket problemeve me stomakun, është e nevojshme të priten rezultatet e hulumtimeve të shumta në mënyrë që të mund të thuhet sa më sigurt në cilën përqindje është e përfaqësuar simptomatologjia gastrointestinale te të infektuarit me coronavirus.

Disa hulumtime tregojnë që disa pacientë kanë pasur diarre dhe krupë para shfaqjes së problemeve respiratore.

Pacientët me sëmundje kronike inflamatore të zorrëve mund të kenë diarre e cila është e lidhur edhe me përkeqësimin e sëmundjes, andaj specialisti patjetër duhet të jetë i kujdesshëm me rastin e caktimit të diagnozës.

Në rast që pasqyra klinike dhe konstatimet epidemiologjike tregojnë coronavirusin, është e nevojshme që të bëhet pasqyra e gjakut, sedimentacioni, CRP-ja, fibrinogeni, fertini, D-dimeri, testi PCR, rëntgeni i zemrës dhe mushkërive.

Advertisement

Nëse pacienti ka vetëm diarre akute, është e nevojshme analiza e jashtëqitjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy