Si ta riktheni dhe forconi shtresën mbrojtëse të fytyrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si ta riktheni dhe forconi shtresën mbrojtëse të fytyrës

Është një ndodhi e shpeshtë, mbase keni provuar një serum që është shumë i fortë për fytyrën tuaj, ose një maskë që e ka lënë lëkurën të ndjeshme. Ose, thjeshtë keni përdorur shumë produkte njëkohësisht, sepse karantina dukej si koha perfekte për të eksperimentuar. Sido që të jetë, tani keni mbetur me një fytyrë të skuqur ose të irrituar, shkruan “Bazaar”, transmeton lajmi.net.

Mos përdorni pastrues me shkumë

Shumica e dermatologëve nuk i rekomandojnë pastruesit me shkumë, sepse ato heqin mbrojtjen e lëkurës dhe ndryshojnë ekuilibrin e pH. Në vend të kësaj, provoni të pastroni mëngjesin dhe natën me një produkt të butë të krijuar për lloje të ndjeshme të lëkurës, siç është qumështi pastrues i fytyrës me sojë të freskët.

Advertisement

Hirdratoni lëkurën

Lëkura që është zhveshur nga mbrojtja ka nevojë për hidratimin e duhur për të rindërtuar. Kërkoni për një produkt pa paraben, aromë dhe vajra minerale irrituese të lëkurës, transmeton lajmi.net.

Zgjidhni vajëra të fuqishme

Kur bëhet fjalë për të rikthyer shtresën mbrojtëse të lëkurës, një vaj i fytyrës është produkti më thelbësor që duhet të përdorni. E mbanë lëkurën të hidratuar dhe të ushqyer dhe mbron lëkurën nga ngacmuesit e jashtëm, duke ju dhënë me një fytyrë të ndritshme dhe të hidratuar. Vajërat gjithashtu do të ju mbajnë më të re, janë luftues shumë i mirë i rrudhave.

Advertisement

Kremi kundër diellit

Po, edhe në dimër. Është e kuptueshme që dielli është një nga ngacmuesit e jashtëm më të dëmshëm për lëkurën, prandaj është e domosdoshme të vini krem dielli 50+ në baza ditore, sidomos nëse shtresa mbrojtëse e lëkurës është e dëmtuar. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy