Si të përmirësoni koncentrimin?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si të përmirësoni koncentrimin?

Nëse e gjeni vetën në hall teksa përpiqeni të kryeni një punë, ose nuk mund të mësoni, atëherë aftësia juaj për koncentrim duhet të jetë dobësuar, shkruan “HealthLine”.

Koncentrimi është i ndërlidhur dhe i ndikuar nga disa faktorë, që ndër ta, kryesorët janë mosha dhe gjumi, transmeton lajmi.net.

Shumë njerëz humbin koncentrimin sa më shumë që moshohen, mirëpo kjo gjithashtu është e ndërlidhur me dobësimin e kujtesës.

Këto janë disa këshilla që do iu ndihmojnë që të përmirësoni dhe forconi aftësinë tuaj për koncentrim.

Advertisement

Trajnoni trurin tuaj

Disa lojëra mund të ju ndihmojnë shumë me këtë si për shembull: gudoku, puzzle, shahu, lojërat e fjalëve, lojërat e kujtesës etj.

Përmirësoni gjumin

Advertisement

Mungesa e gjumit do të pengoj në koncentrim, mirëpo edhe gjumi i tepërt do ta bëjë trurin tuaj më dembel dhe do të keni më të vështirë koncentrimin.

Bëni kohë për ushtrime

Ushtrimet fizike kanë rezultuar të jenë shumë të dobishëm rreth përmirësimit të koncentrimit si shkak se janë relaksuese për mendjen, transmeton lajmi.net.

Advertisement

Kaloni kohë në natyrë

Nëse kaloni të paktën 15-20 minuta në natyrë, ju do ta keni shumë më të lehtë të koncentroheni sepse sipas studimeve natyra ka një impakt të fuqishëm në produktivitetin tonë.

Provoni meditimin

Një nga praktikat me më së shumti përfitime është meditimi. Do iu përmirësoi të gjithë sistemin tuaj si psikik edhe fizik.

Advertisement

Bëni pak pushim

Kur jeni duke u përpjekur pa ndalur që të mësoni ose të përfundoni një punë të caktuar, truri juaj do të lodhet prandaj është shumë e dobishme që të bëni një pushim të shkurtër dhe ti riktheheni punës, transmeton lajmi.net.

Dëgjoni muzikë

Advertisement

Muzika ka një efekt qetësues për mendjen. Nëse iu duket se muzika po iu pengon, atëherë përdorni tinguj të natyrës.

Përmirësoni dietën

Ushqime që e përmirësojnë koncentrimin janë: salmoni, vezët, spinaqi, boronicat. Gjithashtu konsumi i ujit ndikon në përmirësim të koncentrimit.

Pirja e kafesë

Advertisement

Nëse nuk e pini kafenë, atëherë edhe çaji i zi, çokollata e zezë ose pijet energjike do iu ndihmojnë. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy