Si t’i hiqni qimet e rritura përbrenda?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si t’i hiqni qimet e rritura përbrenda?

Të gjithë femrat pajtohen se një nga gjërat më irrrituese janë qimet e rritura përbrenda, shkruan “TeenVouge”.

Nëse doni t’i hiqni, gjithçka që ju duhet të bëni është t’i ndiqni këto këshilla, transmeton lajmi.net.

Shmangi të brendshmet e komplikuara

Të brendshmet që vishni kanë shumë rëndësi kur bëhet fjalë për qimet e rritura përbrenda. Ato mund të irritojnë lëkurën dhe ti shtypin më thellë në lëkurë qimet. Të brendshmet e pambukut janë më të përshtatshmet.

Advertisement

Mos vishni pantallona të ngushta

Pantallonat e ngushta ose getet do të ndikojnë që qimet të shtypen në lëkurë dhe kjo veçse do e bëjë infeksionin më të keq sesa që është.

Nëse ka dalë në sipërfaqe, hiqe me piskatore

Advertisement

 Në momentin që një qime e rritur nga brenda del në sipërfaqe, ju duhet ta hiqni sepse do të hiqni edhe infeksionin e mundshëm nga lëkura juaj, transmeton lajmi.net.

Kurrë mos provoni t’i shtrydhni

Qimet nuk duhet të shtrydhen që të hiqen, sado tunduese që mund të jetë kjo për juve. Kjo mund vetëm ta përkeqësoj infeksionin dhe ta përhapi atë.

Rruani në drejtimin e kundërt të rritjes

Advertisement

Kjo gjithashtu edhe parandalon rritjen e brendshme të qimeve, por edhe në rast se iu ka ndodhur, kjo do iu ndihmoj që t’i hiqni më mirë.

Fërkoni lëkurën tuaj mirë

Lëkura e vdekur bllokon poret, duke krijuar rrethanat perfekte që  qimet të rriten nga brenda. Vajrat gjithashtu mund të ndihmojnë në pastrim të lëkurës së vdekur, transmeton lajmi.net.

Advertisement

Shmangni deodorantin

Përdorimi i deodorantit në zona të infektuara si shkak i qimeve të rritura nga brenda do të përkeqësoj infektimin e lëkurës tuaj.

Përdoni metoda tjera depilimi

Nëse rruajtja po ju shkakton qimet të rriten nga brenda, provoni metoda tjera më të përshtatshme, si p.sh. depilimi me dyllë të nxehtë ose me laser. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy