Sondazhi botëror për vaksinimin, YouGov: Përgjithësisht janë pro, mosbesim ndaj vaksinës ruse dhe kineze

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sondazhi botëror për vaksinimin, YouGov: Përgjithësisht janë pro, mosbesim ndaj vaksinës ruse dhe kineze

Njerëzit në të gjithë botën ka gjasa mesatarisht t’i thonë po vaksinimit ndaj Covid-19, por janë më mosbesues tek vaksinat e zhvilluara në Kinë apo Rusi se sa ato në Gjermani apo Shtetet e Bashkuara, sipas një sondazhi ndërkombëtar.

YouGov, që ka anketuar rreth 19,000 njerëz, zbuloi se britanikët dhe danezët kanë gatishmërinë më të lartë për të marrë vaksinën e Covid-19, ndërsa francezët dhe polakët, janë personat më ngurrues.  Sondazhi, zbuloi gjithashtu se gatishmëria për të marrë vaksinën është përmirësuar në shumë vende gjatë javëve të fundit. Në Britani, 73% e njerëzve kanë thënë se synojnë të vaksinohen, ndërsa në Danimarkë, norma qëndron në 70%.

Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara më pak se gjysma e të anketuarve kanë thënë se janë të gatshëm për të marrë vaksinën, shifër që ka qenë e qëndrueshme.

Në Poloni dhe Francë, 37 dhe 48% e njerëzve respektivisht janë përgjigjur se do i thonë jo injeksionit nëse do i ofrohej.  Besimi i popullsisë tek imunizimi do të jetë faktor i rëndësishëm në përpjekjet e qeverive për të frenuar normën e infeksionit.

Advertisement

Megjithatë, sondazhi i YouGov zbuloi se shumica e personave që thanë jo, dhanë për aryse se preferojnë të presin dhe të shohin sigurinë e vaksinave dhe shumë pak kishin bindje të të ashtuquajturve “anti-vaxxer”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy