Studimi britanik: Dozat e treta të rëndësishme për të ndaluar infeksionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi britanik: Dozat e treta të rëndësishme për të ndaluar infeksionin

Shkencëtarët u kanë bërë thirrje njerëzve me shëndet imunitar të dobët të bëjnë vaksina përforcuese pasi një studim i madh në Angli gjeti dëshmi të “infeksioneve të mëdha” tre muaj pas vaksinimit të plotë.

Studiuesit në Kolegjin “Imperial” Londër, analizuan më shumë se 100,000 tamponë nga një kampion i rastësishëm e popullsisë dhe zbuluan se nivelet e infeksionit Covid-19 ishin tre deri në katër herë më të larta në mesin e njerëzve të pa vaksinuar sesa ata që kishin marrë dy doza. Por ndërsa vaksinimi i plotë uli nivelet e infeksionit në mënyrë të konsiderueshme, nga 1.76% tek tw pa vaksinuarit në 0.35% tre muajt pas dozës së dytë, normat e infeksionit u rritën përsëri në 0.55% tre deri në gjashtë muaj pas vaksinimit total.

Gjetjet tregojnë që mbrojtja kundër infeksionit, me ose pa simptoma, fillon të zbehet disa muaj pas vaksinimit të plotë, megjithëse studime të tjera tregojnë se mbetet e fortë mbrojtja e vaksinës kundër shtrimit në spital dhe vdekjes.

“Rritja e rasteve të infeksionit pas vaksinimit përforcon nevojën për një program përforcues,” tha Paul Elliott, kreu i studimit dhe profesor në epidemiologji në kolegjin “Imperial”.

Advertisement

Rezultatet paraprake nga sondazhi, tregojnë se nivelet më të larta të infeksionit në shtator ishin midis 5 dhe 17-vjeçarëve, të ndjekur nga grup mosha 35- 54 vjeç. Sipas studimit vaksinimi i plotë uli rrezikun e infektimit, me ose pa simptoma, me rreth 60%.

Vaksina Pfizer duket se ishte më efektive se ajo e AstraZeneca, por vaksinat iu dhanë grup moshave të ndryshme në kohë të ndryshme të epidemisë, kështu që ato nuk mund të krahasohen drejtpërdrejt.(The Guardian, gazeta “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy