Studimi: Infektimi nga dy nën variante ndodh shumë rrallë tek njerëzit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi: Infektimi nga dy nën variante ndodh shumë rrallë tek njerëzit

Infektimi dy herë me dy nënvariante të ndryshëm të koronavirusit Omicron është i mundur, por rrallë ndodh, ka zbuluar një studim danez.

Në Danimarkë, një nënvariant më infektive i Omicron që tashmë njihet si BA.2 ka rrëzuar shpejt variantin “origjinal” BA.1, i cili është më i zakonshmi në mbarë botën, por ishte e paqartë nëse një person mund të infektohet nga të dy variantet.

Një studim i ri, i udhëhequr nga studiues në autoritetin më të lartë të sëmundjeve infektive në Danimarkë, “Statens Serum Institut” (SSI), tregon se njerëzit e infektuar me BA.1 mund të infektohen me BA.2 menjëherë më pas, por kjo ka ndodhur shumë rrallë në popullatë.

“Ne ofrojmë prova që riinfeksionet e Omicron BA.2 janë të rralla, por mund të ndodhin relativisht shpejt pas një infeksioni BA.1,” thanë autorët e studimit.

Advertisement

BA.1 dhe BA.2 ndryshojnë deri në 40 mutacione. Ndërsa BA.2 përbën më shumë se 88% të rasteve në Danimarkë, rastet kanë filluar të rriten në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Norvegji, në një kohë kur vendet europiane po mendojë të heqin të gjitha masat anti-Covid.

Riinfeksionet prekën kryesisht individë të rinj, të pavaksinuar dhe shkaktuan vetëm sëmundje të lehta, asnjëra prej të cilave nuk çoi në shtrime në spital ose vdekje, shtuan studiuesit.

Studimi gjeti 1,739 raste të regjistruara midis 21 nëntorit 2021 dhe 11 shkurtit të këtij viti, ku njerëzit kishin rezultuar pozitivë dy herë midis 20 dhe 60 ditësh.

Në atë periudhë më shumë se 1.8 milionë infeksione u regjistruan në Danimarkë. Nga një grup më i vogël kampioni, studimi gjeti 47 raste të riinfeksioneve BA.2 menjëherë pas një infeksioni BA.1. Studiuesit zbuluan gjithashtu më pak material virusal në infeksionin e dytë, duke treguar se njëfarë imuniteti ishte zhvilluar nga infeksionet e para./ SI

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy