Studimi: Ja efekti anësor i vaksinimit anti-Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi: Ja efekti anësor i vaksinimit anti-Covid

Sipas një studimi të fundit shumë individë po anashkalojnë mamografitë e tyre për shkak se kanë marrë vaksinën e Covid-19. Gjithashtu një tjetër shqetësim i atyre që kanë bërë një mamografi është se nyjat limfatike janë shumë të fryra pas vaksinimit.

Sipas ekspertëve kjo është një gjë normale. Ata kanë shkruar në studim se është e zakonshme që mamografitë të kapin nyjat limfatike të fryra, të njohura gjithashtu si limfadenopati, pas vaksinimit. Në studimin e botuar në revistën “Radiology” thuhet se nyjat limfatike të fryra pas një vaksinimi janë efekte anësore jo të rëndësishme të vaksinimit.
“Shumë njerëz panë enjtje të nyjave limfatike pasi morën vaksinat e covid-19, gjë që ndodh edhe për vaksinime të tjera si ajo kundër gripit dhe herpesit”,shkruan ekspertët.

Disa mjekë treguan se pacientët të cilët janë vaksinuar së fundmi presin me javë të tëra përpara se të kryejnë një mamografi, por ata kanë thënë se është e rëndësishme të mos anashkaloni ose vononi mamografinë.

Paraqitja e nyjave limfatike gjatë një kontrrolli me mamografi

“Është e rëndësishme që njerëzit të dinë se nuk duhet të vonojnë mamografinë e tyre për shkak të vaksinimit të fundit. Limfadenopatia reaktive është e zakonshme pas vaksinimit kundër Covid-19,” tha autori i studimit Stacey Wolfson, nga Departamenti i Radiologjisë në Shkolla e Mjekësisë Grossman e Universitetit të Nju Jorkut.

Advertisement

Në studim, 537 nga 1217 persona që morën vaksinën kundër Covid-19 dhe iu nënshtruan imazherisë së gjirit kishin limfadenopati, ndërsa të tjerët që dëgjuan rezultatet refuzuan të bënin mamografinë. Nyjat limfatike të fryra u gjetën në 46% të atyre që morën vaksinën Moderna, 38% të atyre që morën vaksinën Pfizer dhe 39% të atyre që morën vaksinën Johnson & Johnson.

Nyjat limfatike të fryra janë parë më së shpeshti në dy javët e para pas vaksinimit, por mund të vazhdojnë shumë më gjatë.

“Unë u befasova sa shpejt u frynë nyjat limfatike dhe sa kohë vazhduan pasi u zbuluan në mamografinë rutinë dhe ekzaminimet me ultratinguj. Disa prej tyre ishin në të njëjtën gjendje për dhjetë muaj”, tha Wolfson.
Mamografitë e rregullta mund të ndihmojnë në identifikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Shoqata Amerikane e Kancerit thotë se gratë e moshës 40 deri në 44 vjeç me rrezik mesatar duhet të kontrollohen çdo vit

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy