STUDIMI: Mbani dietë sa jeni të rinj që të mos sëmureni më vonë, ja çfarë i ndodh trupit tuaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
STUDIMI: Mbani dietë sa jeni të rinj që të mos sëmureni më vonë, ja çfarë i ndodh trupit tuaj

Humbja e peshës zvogëlon rrezikun e zhvillimit të disa kushteve shëndetësore kronike. Një studim i fundit tregon se mbajtja e një diete ka një ser përfitimesh shëndetësore.

Studiuesit zbuluan se humbja e 13 përqind të peshës trupore zvogëlon mundësinë e zhvillimit të diabetit të tipit 2 me 42 përqind.

Gjithashtu zvogëlon mundësinë e zhvillimit të presionit të lartë të gjakut ose problemet me pagjumësinë.

Përfitimet e mëdha kishin edhe personat që në vend të masës dhjamore stërviteshin të kishin edhe masë muskulare.
Studimi, i prezantuar dje në Kongresin Evropian dhe Ndërkombëtar të Mbipeshes, u bazua në të dhënat e kirurgjisë që kishin bërë personat që u morën në studim për sa i përket mbipeshës.

Advertisement

Ekspertët thanë se gjetjet ishin një “thirrje për tu zgjuar” që provon përfitimet e humbjes së peshës, pasi paramdalon shumë sëmundje.

Profesori Jason Halford, presidenti i zgjedhur i Shoqatës Evropiane për Studimin e Obezitetit që drejtoi konferencën në internet, tha:

“Ne e injorojmë rrezikun e mbipeshës. Menaxhimi i peshës është qartë një nga mënyrat më të mira për të kontrolluar sëmundjet. Ky studim tregon rëndësinë e investimit në parandalimin dhe mbështetjen për të ndihmuar njerëzit të humbin peshë tani, në vend që të paraqiten në spital me komplikime të rënda dhjetë vjet më vonë,”

Autori i studimit Christiane Haase tha se studimi tregon se njerëzit që vuajnë nga mbipesha mund të ulin ndjeshëm rrezikun e sëmundjes përmes humbjes së qëllimshme të peshës.

Advertisement

Ekspertët gjithashtu thanë se humbja e peshës është një përfitim i madh që mund shtojë jetën. Ata këshilluan që njerëzit të mbajnë një dietë të caktuar pasi do të rrisin jetëgjatësinë. Sipas tyre personat që janë 10 kile ose më shumë se pesha e tyre normale janë duke humbur 7 vite jetë.
Ndër të tjera ekspertët sjpjegojnë se duhet edhe mbështetja e qeverive që njerëzit ta zhdukin sëmundjen kronike të obezitetit.(Daily Mail, Gazeta “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy