STUDIMI: Pacientët me Covid-19 kanë organe të dëmtuara, katër muaj pas infektimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
STUDIMI: Pacientët me Covid-19 kanë organe të dëmtuara, katër muaj pas infektimit

Të dhënat e fundit tregojnë se personat që janë infektuar nga Covid-19, tregojnë shenja të dëmtimit të organeve, katër muaj pasi janë infektuar.

Gjetjet janë një hap drejt zgjedhjes së bazave fizike dhe zhvillimit të trajtimeve për disa nga simptomat e çuditshme dhe të gjera të përjetuara nga njerëzit me Covid-19 për një kohë të gjatë. Lodhja, problemet mendore, frymëmarrja e vështirësuar dhe dhimbja e kraharorit janë ndër efektet e raportuara më shpesh.

Studimi i Coverscan një grup studiuesish në universitetin e Oksfordit, synon të vlerësojë ndikimin afatgjatë të Covid-19 në shëndetin e organeve në rreth 500 individë “me rrezik të ulët”  ata që janë relativisht të rinj dhe pa ndonjë problem të madh shëndetësor.

Të dhënat paraprake nga 200 pacientët e parë që iu nënshtruan depistimit tregojnë që pothuajse 70% kanë dëmtime në një ose më shumë organe, përfshirë zemrën, mushkëritë, mëlçinë dhe pankreasin, katër muaj pas sëmundjes së tyre fillestare.

Advertisement

“Lajmi i mirë është se dëmtimi është i lehtë, por në 25% të njerëzve prek dy ose më shumë organe,” tha Amitava Banerjee, një kardiolog dhe profesor i shkencës së të dhënave klinike në universitetin “College” Londër.

Në disa, pacientë ekzistonte një korrelacion mes simptomave të njerëzve dhe vendit të dëmtimit të organit. Për shembull, dëmtimet e zemrës ose mushkërive lidheshin me frymëmarrjen, ndërsa dëmtimet e mëlçisë ose pankreasit ishin të shoqëruara me simptoma gastrointestinale.
Sidoqoftë, studimi nuk provon që dëmtimet e organeve janë shkaku i simptomave të vazhdueshme të njerëzve dhe të dhënat nuk janë shqyrtuar ende nga kolegët.

Banerjee gjithashtu paralajmëroi që asnjë nga pacientët nuk u skanua para se të  prekej ngaCovid-19, kështu që disa prej tyre mund të kenë pasur dëmtime ekzistuese, edhe pse kjo nuk ka gjasa duke pasur parasysh shëndetin e tyre të mëparshëm dhe rininë relative. Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 44 vjeç. Sipas ekspertëve, ata do të vazhdojnë të monitorohen dhe studiuesit po skanojnë gjithashtu njerëz që nuk kanë pasur Covid-19 ose kanë përjetuar infeksione të tjera virale si gripi, për krahasim.

Të dhënat paraprake nga një studim i veçantë i 58 pacientëve të cilët u shtruan në spital me Covid-19, gjetën në mënyrë të ngjashme anomali në mushkëri prej 60%; në veshkat prej 29%; në zemër e 26%; dhe në mëlçitë me 10% , dy deri tre muaj pas infeksionit fillestar, si dhe ndryshimet e indeve në pjesë të trurit.

Advertisement

Ajo për të cilën janë të shqetësuar ekspertët është se njerzit që përjetojnë virusin Covid-19 për një kohë të gjatë, duhet të trajtohen seriozisht.

“Duhet të shikohen me kujdes këta pacientë sepse Covid-19 do t’i lërë me pasoja të mëdha,” tha Danny Altmann, një profesor i imunologjisë në kolegjin “Imperial” Londër.

Gjetjet e reja mund të kenë gjithashtu implikime për menaxhimin e njerëzve me Covid të gjatë, duke treguar nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë midis specialistëve të mjekësisë.

“Duhet një trajtim multidisiplinar për pacientët e prekur nga Covid-19 dhe duhet bërë sa më parë,” tha Banerjee.(The Guardian, Gazeta “Si”)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy