STUDIMI: Simptomat e COVID-19 zgjasin deri në gjashtë muaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Simptomat e COVID-19 mund të zgjasin deri në gjashtë muaj, sipas një hulumtimi të publikuar në revistën “The Lancet”, që është marrë me rastet e pacientëve të parë me sëmundjen.

Studimi u fokusua në 1733 persona që ishin shtruar në Wuhan të Kinës – që konsiderohet burimi i koronavirusit – nga janari i shkuar deri në maj.

Shumica e tyre ishin shtruar në spital madje edhe në kohën kur sëmundja s’kishte emër.

Rreth tre të katërtat e pacientëve raportuan për simptoma që zgjatën gjashtë muaj, që nga diagnoza e parë.

Advertisement

63 për qind e tyre ende kanë lodhje apo dobësi të muskujve, 23 për qind kanë përmendur akthin ose depresionin, dhe 26 për qind problemet me gjumin.

“Analizat tona tregojnë se shumica e pacientëve vazhdojnë të përballen me të paktën disa nga efektet e virusit, kur të largohen nga spitalet duke treguar nevojën për kujdes të mëtejmë”, ka thënë Bin Cao, autor i studimit dhe zëvendësdrejtor në spitalin e Pekinit.

Nga 390 pacientët në studim që kanë kryer testim të mushkërive gjashtë muaj pas diagnostimit, ata që kishin pasur nevojë për oksigjenoterapi gjatë kohës së trajtimit, treguan më shumë probleme.

Shumica e tyre janë ankuar se po lodhen më shumë gjatë ecjes, se ata që kishin simptoma më të lehta.

Advertisement

822 pacientë në studim kishin funksion normal të veshkave gjatë trajtimit, ndërsa te 13 për qind e tyre u shfaqën problemet gjashtë muaj më pas.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy