STUDIMI: Simptomat më të shpeshta të variantit Delta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
STUDIMI: Simptomat më të shpeshta të variantit Delta

Dhimbje koke, dhimbje fyti dhe rrjedhje hundësh janë simptomat më të shpeshta të lidhura me variantin Delta të Covid-19. Tim Spector, i cili drejton studimin e aplikacionit “Zoe Covid Symptom”, shpjegon se të rinjtë janë më të rrezikuar nga Covid-19. Por megjithëse mund të mos ndihen shumë të sëmurë, mund të jenë shumë transmetues dhe të rrezikojnë të tjerët.

Kushdo që mendon se mund të ketë Covid-19 duhet të bëjë një test. Simptomat klasike të Covid-19 që njerëzit duhet të kujdesen janë kollë, ethe, humbje e nuhatjes ose shijes.

Por Spector thotë se këto tani janë më pak të zakonshme, bazuar në të dhënat që ekipi i Zoe ka marrë nga mijëra njerëz që kanë regjistruar simptomat e tyre në një aplikacion.

“Që nga fillimi i majit, ne kemi qenë duke parë simptomat kryesore tek përdoruesit e aplikacioneve dhe ato nuk janë të njëjtat me ato që ishin,” thotë ai.

Advertisement

Është i ftohtë apo koronavirus?

Ky variant duket se po funksionon pak më ndryshe thonë ekspertët sepse njerëzit ndjehen sikur po kalojnë një të ftohtë por kanë Covid-19.

“Njerëzit mund të mendojnë se sapo kanë marrë një të ftohtë sezonal dhe ata ende shkojnë në festa duke përhapur sëmundjen. Nuk mund të përcaktoni se çfarë keni në moment që nuk bëni një test.

Këto simptoma duhet patjetër të shoqërohen me një test për t’u vërtetuar se çfarë problemi ka një individ,” shton Spector.(BBC, Gazeta “Si”)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy