Terapia e re për kancerin e prostatës shton mundësitë për mbijetesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Terapia e re për kancerin e prostatës shton mundësitë për mbijetesë

Një terapi eksperimentale ka zgjatur jetën te burrat me kancer të prostatës duke ofruar shpresë të re për pacientët me sëmundje të përparuar dhe duke krijuar mundësinë për një terapi premtuese të kancerit. Midis burrave që morën terapinë e re, kishte një ulje gati 40 për qind të vdekjeve gjatë provës klinike, krahasuar me pacientët që morën vetëm trajtim standard, raportuan studiuesit të mërkurën.

Sipas të dhënave ndër vite rreziku rritet me moshën dhe kanceri është më i zakonshëm tek meshkujt me ngjyrë. Trajtimi i ri mbështetet në një molekulë radioaktive për të synuar një proteinë që gjendet në sipërfaqen e qelizave të kancerit të prostatës. Studimi, i cili rekrutoi 831 pacientë me sëmundje të përparuar në 10 vende për një periudhë prej 20 muajsh, u botua në revistën “The New England Journal of Medicine”.

“Kjo është diçka e re që synon trajtimin gradual të kancerit. Është një strategji shumë më e sofistikuar për shënjestrimin e tumorit “, tha Karen Knudsen, president dhe shef ekzekutiv i Shoqatës Amerikane të Kancerit.
Sipas ekspertit nuk ka një kurë përfundimtare për kancerin e prostatës metastatike dhe ekziston një nevojë urgjente për terapi të reja. Shumica e trajtimeve që zgjasin jetën mbështeten në bllokimin e androgjenëve, hormonet mashkullore që ushqejnë kancerin e prostatës.

Advertisement

“Kjo hap derën për radioterapinë precize që synon molekulat e tjera që janë në sipërfaqen e qelizave të tjera të kancerit”, tha Philip Kantoff, kryetar i mjekësisë në organizatën jofitimprurëse “Memorial Sloan Kettering Cancer Center” në New York.

Trajtimi hetimor, i quajtur lutetium-177-PSMA-617, kombinon një përbërje që synon një proteinë në sipërfaqen e qelizave të kancerit të prostatës, të quajtur antigjen membranor specifik i prostatës, ose PSMA, me një grimcë radioaktive që sulmon qelizat.

“PSMA proteina, e cila mund të zbulohet nga skaneri, është pothuajse ekskluzivisht në qelizat e kancerit të prostatës dhe kështu trajtimi shkakton më pak dëme në indet përreth,” tha Oliver Sartor, drejtori mjekësor i organizatës jofitimprurëse “Tulane Cancer Center” në New Orleans.

Studimi regjistroi burra me një formë të kancerit të prostatës metastatike të quajtur kancer të prostatës rezistent ndaj kastrimit. Të gjithë pacientët kishin sëmundje që përparuan pavarësisht nga trajtimet me kimioterapi dhe terapi hormonale për të shtypur dhe bllokuar androgjenet. Pjesëmarrësit u caktuan rastësisht për të marrë trajtimin eksperimental, të dhënë çdo gjashtë javë në deri në gjashtë doza së bashku me trajtimin standard.

Advertisement

Pas një periudhe mesatare ndjekjeje prej 20 muajsh, pacientët që iu dha trajtimi eksperimental mbijetuan për një mesatare prej 15.3 muajsh, krahasuar me 11.3 muaj për ata që morën vetëm kujdes standard, një ulje prej 38 për qind. Tumoret e tyre kishin më shumë gjasa të tkurren, nivelet e tyre të antigjenit specifik të prostatës kishin më shumë të ngjarë të bien dhe rreziku i përparimit të kancerit të tyre u zvogëlua me 60 për qind.

Efektet anësore si lodhja, tharja e gojës dhe të përzierat ishin më të përhapura në mesin e atyre që morën përbërjen sesa midis atyre që nuk e morën, por nuk u duk se ndikuan ndjeshëm në cilësinë e jetës, thanë studiuesit.(New York Times, Gazeta “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy