Trajtimi i gërhitjes në mënyrë natyrale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga këndvështrimi i sistemit respirativ,  frymëmarrja e çrregulluar gjatë gjumit SDB tek të rriturit zakonisht shkakton gërhitjen, si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes qoftë nazale apo orale, gjatë gjumit. Nëse ky bllokim apo kjo pengesë e qarkullimit të ajrit është pasojë e problemeve nga moszhvillimi i muskujve për rreth fytit apo nofullave,atëherë dalin në pah shumë shkaktarë tjerë të gërhitjes.

Ndër shkaktarët më të zakonshëm janë frymëmarrja orale kronike, dietat e gabuara, obeziteti si dhe zhvillimi i pamjaftueshëm i nofullave. Për më tepër, trajtimet ortodontike dhe nxjerrjet e dhëmbëve e bëjnë edhe më të theksuar gërhitjen.

Trajtimi si zgjidhje absolutisht natyrale

Për herë të parë në Kosovë, Health Education Studio ofron trajtim natyral të gërhitjes, me rezultate të përhershme për një periudhë nga 4 deri në 8 muaj.

Advertisement

Trajtimi i gërhitjes i besohet paisjeve unike biofunksionale për aplikim oral. respektivisht tre fayave të trajtimit të disejnuara në mënyrë specifike për personat që gërhitin dhe për ata që marrin frymë me gojë gjatë gjumit.

Ky sistem vepron duke avansuar përpara nofullën e poshtëme gjatë gjumit përmes korigjimit të pozicionit te gjuhës dhe stimulimit të kafshimit të hapur, që afektojnë pozitivisht hapjen e kanaleve të frymëmarrjes.

Paisja që aplikohet gjatë fazës së parë, është disejnuar nga materiali fleksibil dhe vepron në mënyrë gjentile në kontaktet ndërmjet nofullave dhe është jashtëzakonisht e adaptueshme për personat me dhimbje në nyjen temporomandibulare.

Paisja e fazës së dytë është e destinuar ekskluzivisht për gërhitësit të cilët nuk vuajnë nga frymëmarrja orale kronike, ose për personat që tashmë kan përfunduar fazën e parë trajtuese. Kjo paisje ka të njejtat veqori funksionale si ajo e fazës së parë, por është më adaptile dhe gjithashtu zhvillon nofullën e poshtëme gjatë gjumit dhe hapë kafshimin, ndonëse me një zgjerim më të vogël. Për shkak të vrimave të vogla që ka, paisja e fazes së dytë, optimizon rregullimin e frymëmarrjes duke stimuluar dhe rritur frymëmarrjen nazale.

Advertisement

Paisja e fazës së tretë është innovative dhe në shërbim të personave që marrin frymë më shumë me hundë se sa me gojë, duke finalizuar me sukses eleminimin e gërhitjes. Veqoria identifikuese e kësaj faze qëndron tek komponenta e ngritësit të gjuhës e cila mundëson funksionalizimin e plotë të muskulaturës së gjuhës dhe hapjen e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Përgatiti: Besnik Gashi  /  Drejtor i Health Education Studio

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy