Trajtimi i ri për kancerin e gjirit që do të shpëtojë gratë nga operimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trajtimi i ri për kancerin e gjirit që do të shpëtojë gratë nga operimi

Përdorimi i teknologjisë ‘vakum’ për të ndihmuar në përcaktimin dhe lokalizimin e kancerit të gjirit, një proces që bëhet pas kimioterapisë, mund t’u kursejë mijëra grave operacione të mëdha.
Kjo, nga ana tjetër, do të zvogëlojë ndryshimin në formën e tyre të gjirit dhe do të ulë rrezikun e komplikimeve të mundshme dhe efektet psikologjike.

Kjo metodë duhet të përdoret nga mjekët që vijojnë ta përdorin këtë teknologji, por që tani e quajnë “biopsi e asistuar nga vakumi (VAB)”, e përdorur zakonisht në kontrollet fillestare të kancerit të gjirit.

Normalisht, kur një pacient me kancer gjiri bën kimioterapi para operacionit, ata do të bëjnë skaner më pas për të parë nëse tumori është zvogëluar.

Duke përdorur VAB krahas skanimeve, mjekët mendojnë se ata mund të thonë me saktësi më të madhe, madhësinë e tumorit, dhe potencialisht të rezervojnë operacionet e pacientëve nëse kanceri është ende në gji.

Advertisement

Onkologët britanikë kanë monitoruar këtë ekzaminim dhe e kanë parë se sa mirë po funksionon trajtimi duke vendosur një kapëse në tumor, më pas duke përdorur një gjilpërë të gjatë, kryejnë skanerin e gjirit rregullisht.
Gjilpëra vepron si një shënjues për kancerin, kështu që mjekët mund ta shohin atë edhe nëse tumori zvogëlohet. Trajtimi zakonisht zgjat pesë muaj.

Sipas një hulumtimi të fundit nga Spitali Royal Marsden në Londërmë shumë se gjysma e grave që janë trajtuar atje kanë marrë nja përgjigje të plotë për sa i përket gjendjes së gjirit.
Kjo do të thotë se me anë të kësaj metode mjekët mund të jenë në gjendje të heqin vetëm tumorin dhe jo tërë gjoksin. Kjo gjithashtu do të thotë se mund të mos jetë më e nevojshme të hiqen të gjitha nyjet limfatike nga sqetulla, gjëndrat afër gjirit, në të cilat shpesh përhapet sëmundja.

Në disa raste, kanceri dobësohet nga kimioterapia, e më pas kryehet kirurgji, që aktualisht përdoret në të gjithë pacientët me fazë të hershme të kancerit të gjirit, por me trajtimin e ri mund të mos jetë e nevojshme.

Gratë me kancer të gjirit që rezultojnë pozitivë për një proteinë të quajtur receptori 2 i faktorit të rritjes njerëzore epidermale (i njohur si kanceri i gjirit HER2 pozitiv) dhe pacientët me sëmundje të trefishtë-negative (kanceri i gjirit që nuk ka receptorë për hormone ose HER2), të cilat përbëjnë rreth 30 për qind e kancereve të gjirit, ka më shumë të ngjarë të përgjigjen mirë në kimioterapi para operacionit, me përgjigje të plotë që tejkalojnë 60 për qind, sipas studimit.
Studiuesit në spital pretendojnë se kjo metodë së bashku me skanerin, identifikojnë me saktësi më të madhe nëse ka mbetur kancer në qeliza.
“Mund të hiqet më shumë sasi tumori me një VAB se sa në një biopsi të rregullt, duke siguruar informacion më të hollësishëm dhe të besueshëm në lidhje me qelizat.Me një mostër më të madhe indi, rezultatet e VAB janë më të besueshme dhe kur përdoren së bashku me skanimet, kjo do të thotë që ne mund të themi me besim më të madh nëse ka kancer në gji,’
,”thotë Marios Tasoulis, një kirurg onkoplastik i gjirit në spitalin Royal Marsden, i cili drejtoi studimin.

Advertisement

Sidoqoftë, VAB nuk është pa rreziqe. Mund të shkaktojë shqetësime për disa gra dhe ka një rrezik më të lartë të hematomës (gjakderdhje që kthehet në mavijosje ose gunga nën lëkurë) sesa biopsitë standarde, për shkak të mostrës më të madhe të marrë dhe fuqisë thithëse.
Kotryna Temcinaite, menaxhere e komunikimeve kërkimore në organizatën jo fitmimprurëse të Kancerit të Gjirit thotë se kirurgjia është një gur themeli i trajtimit të kancerit të gjirit, por ne e dimë që gjithashtu mund të ketë efekte të rëndësishme emocionale dhe fizike për pacientët.

“Për gratë, kanceret e të cilave reagojnë jashtëzakonisht mirë ndaj kimioterapisë së kryer para operacionit, në të ardhmen mund të jetë e mundur që ata të shmangin krejtësisht operacionin, por për ta bërë këtë ne duhet të zhvillojmë metoda të besueshme për të identifikuar këta pacientë dhe për të kuptuar plotësisht përfitimet dhe rreziqet e heqjes së operacionit,”shtoi Temcinaite.(Daily Mail, gazeta “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy