Trajtimi i stresit mund të jetë fare i lehtë – vizitoni një pyll!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një eksperiment që përfshiu rreth 1 mijë pjesëmarrës, i dërgoi këta persona në ambiente të ndryshme të natyrës, raporton “TheSun”.

Vullnetarët kaluan nëpër disa testime psikometrike para dhe pas ekspozimit në ambiente të ndryshme si për shembull male, ujëvara, pyje dhe ambiente urbane, transmeton lajmi.net.

Atyre gjithashtu iu mat shkalla e stresit që përjetuan para dhe pas përballjes me secilin prej këtyre ambienteve.

Studimi nxori në përfundim se efektin më të madh kishte uji në ngacmimin e emocioneve pozitive, lumturisë dhe inspirimit.

Advertisement

Në total, 68% raportuan të kenë ndjerë një rritje të lumturisë dhe 52% ndjenjë inspirim kur ishin duke shikuar ujin.

Më efektivet ishin ujëvarat, duke nxitur kreativitetin dhe vendosmërinë.

Kurse fushat dhe livadhet patën një efekt më të madh në nxitjen e entuziazmit dhe energjisë.

Deti, lumi ose liqeni shkaktuan një ngjallje të aftësisë për të mësuar tek 47% e vullnetarëve.

Advertisement

Por pyjet, patën efektin më të madh në kthimin e stabilitetit psikik dhe emocional tek njerëzit me 59%.

Ata u shprehën se mund të mendon më qartë dhe e dinin se çfarë donin kur ishin në pyll.

Mirëpo kur këta persona u ekspozuan në zona urbane, ata u ndjenë më të plogësht, të stresuar dhe të palumtur.

Prandaj, ekspertët sugjerojnë që të kaloni sa më shumë kohë në vende me sa më shumë natyrë dhe ujë. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy