Trajtojeni dritën artificiale si çdo lloj tjetër të ndotjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drita artificiale duhet të trajtohet si çdo formë tjetër e ndotjes sepse ndikimi i saj në botën natyrale është përhapur deri në pikën që po shkakton përçarje sistematike, raporton “TheGuardian”.

Ndriçimi njerëzorë po rritet për 2% në vit, duke krijuar një problem që mund të krahasohet me ndryshimet klimatike, transmeton lajmi.net.

Nivelet hormonale, proceset e shumimit, format në të cilat lëvizin dhe cënueshmëria nga predatorët po ndikohen të gjitha tek një numër i lartë i kafshëve.

Polenizimi nga insektet është zvogëluar, drunjtë lulëzojnë më herët në pranverë, zogjtë migrojnë drejt zonave të gabuara etj, të gjitha këto janë duke ndodhur si shkak i impaktit të njeriut.

Advertisement

Tek të gjitha speciet e ekzaminuara, është vërejtur një ndryshim hormonal tek melatonina, i cili është hormoni që e rregullon gjumin, dhe kjo po ndodhë si shkak i dritës artificiale.

Struktura e jetës dhe lëvizjeve të kafshëve ka ndryshuar, sepse shumë kafshë që zakonisht sulmohen nga predatorët lëvizin gjatë natës më shumë, kurse tani me rrethanat e tanishme, ato detyrohen të mos lëvizin as gjatë natës sepse ndriçimi e bënë të rrezikshme lëvizjen e tyre.

Edhe pse sigurisht, kjo ka edhe anët pozitive që ndihmon botën e gjallë, anët negative po mbizotërojnë.

Ndryshe nga llojet e tjera të ndotjes, që ne duhet të shpenzojmë më shumë për t’i ndaluar, ky lloj i ndotjes mund të zvogëlohet duke na kursyer. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy