Ushqimet që duhet të hani nëse jeni të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas ekspertëve, risku për t’u prekur nga një kancer i zorrës së trashë ka arritur në ritmet 1 për 20 persona, shkruan “Living”.

Pra, nëse po darkoni në një dhomë me 19 persona, një nga ju do të diagnostikohet me kancer të zorrës së trashë dhe ai mund të jeni ju, transmeton lajmi.net.

Sigurisht, që ndryshimet në stilin e jetesës mund t’ju shpëtonin nga këto gjasa. Më poshtë është lista e ushqimeve që mund t’ju shpëtojnë nga ky problem:

Turmerik

Advertisement

Turmeriku përmban një përbërës të quajtur turmerik i cili ka veti fenomenale anti-inflamatore që mban larg zhvillimin e kancerit në zorrën e trashë.

Vaji i ullirit

Shtimi i vajit të ullirit në dietën tuaj do të ulë konsiderueshëm riskun për të zhvilluar një kancer të zorrës së trashë. Dieta mesdhetare është shumë e rekomandueshme tek personat e rrezikuar nga ky lloj kanceri.

Domatet

Advertisement

Domatet zvogëlojnë riskun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë për shkak të likopenit, një antioksidant që mban këtë sëmundje larg. Për të përfituar nga likopeni i gjendur në domate, duhet t’i nxehni ato. Me fjalë të tjera, duhet t’i gatuani domatet para se t’i hani.

Perimet me gjethe jeshile

Sipas autoriteteve shëndetësore, një dietë e pasur në fibra ul konsiderueshëm riskun e të vuajturit nga kanceri i zorrës së trashë. Prandaj është një ide e mirë të integroni perimet me gjethe jeshile sepse përmbajnë substanca që largojnë mbetjet nga zorra e trashë.

Bishtajat

Advertisement

Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, këto ushqime eliminojnë substancat helmuese që shkaktojnë probleme të zorrës së trashë. Një tjetër arsye pse duhet të konsumoni bishtaja rregullisht sipas shkencëtarëve është sepse folatet e gjendura në to, ndihmojnë në riparimin e ADN në zorrën e trashë.

Frutat

Përfundimisht, dieta juaj e përditshme duhet të jetë shumë e pasur me fruta për të mbajtur larg kancerin e zorrës së trashë. Përveçse të pasura me fibra, një tjetër arsye pse frutat ju mbajnë larg kancerit të zorrës së trashë, janë antioksidantët që luftojnë kancerin.

Ushqimet që duhet t’i reduktoni dukshëm ose t’i eliminoni nga dieta juaj:

Advertisement

-Mishi i kuq

-Ushqimet e përpunuara dhe të konservuara, sidomos ato që përmbajnë nitrit sodiumi

-Sasitë e tepruara të alkoolit /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy