Ushqimet që nuk janë aq të shëndetëshme sa keni menduar – Nga uji me limon e deri tek frutat e thata

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Na ndodh të dëgjojmë shumë gjëra për ushqime të caktuara dhe t’u besojmë verbërisht, derisa zbulojmë më vonë se bëhet fjalë për asgjë më shumë veçse mite.
Kështu për shembull keni menduar gjatë gjithë kësaj kohe se gjëja më e mirë që mund të bëni për trupin tuaj është të pini sa më shumë ujë me limon apo çaj.
Koha të dëgjoni shkencën…

Uji me limon

Për shkak të aciditetit që përmban, limoni mund të shkaktojë probleme me sistemin tretës, saktësisht refluks, i cili ndodh kur përmbajtja acide e stomakut kthehet në ezofag dhe jep simptoma ose komplikacione. Po kështu mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve, ndaj stomatologët këshillojnë që pasi të pini ujë me limon, ta shpëlani gojën.

Çaji
Nëse mendoni se kafeja është e vetmja që mund të njollosë dhëmbët tuaj, dijeni se çaji bën të njëjtën gjë, pra ndikon në ngjyrën e tyre. Pirja e një gote me ujë pas një filxhani çaji mund të ndihmojë për të zvogëluar rrezikun.

Frutat e thata
Shumë njerëz i zëvendësojnë karamelet me frutat e thata, por kjo në fakt mund të jetë mjaft e rrezikshme për dhëmbët tuaj. Kompanitë prodhuese shpesh përdorin ngjyrosje artificiale për t’i bërë frutat e thata më tërheqëse duke ju shkatërruar smaltin. Frutat e thata mund të zvogëlojnë gjithashtu sekretimin natyror të pështymës në gojën tuaj. Për shkak se pështyma ndihmon për të luftuar bakteret, mungesa e saj mund të nxisë probleme të shëndetit oral.

Advertisement

Vaji i kokosit

Edhe pse vaji i kokosit ka shumë cilësi unike është më mirë ta përdorni shumë rrallë. Ka tendencë të rrisë nivelet e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjes së zemrës. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy