Vaksina e Covid-19: Si do ta mbajmë të ftohtë sa duhet?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksina e Covid-19: Si do ta mbajmë të ftohtë sa duhet?

Lajmet në lidhje me provën e parë të suksesshme për një vaksinë të Covid-19 u mirëprit nga e gjithë bota. Por ndërsa ka një numër arsyesh për të qenë të kujdesshëm, duhet të kapërcehet një pengesë e madhe në lidhje me prakticitetin. Duke nisur nga fakti që nuk duhet të hiqet nga temperatura 70 gradë celsius më shumë se katër herë.

Shumica e vaksinave të tjera nuk kërkon këtë logjistikë dhe nuk kemi një strukturë të përgatitur për të për të përhapur vaksinën.

Gjithashtu edhe kompania farmaceutike Pfizer, ka pranuar se kjo është një sfidë tjetër e madhe sepse ka nevojë për një administrim shumë të madh, madje edhe më shumë se efikasiteti i vetë vaksinës.

Në konferencën për shtyp të “Downing Street” të hënën, zëvendës shefi i mjekësisë i Anglisë Jonathan Van-Tam paralajmëroi se edhe në kohë normale, “gjërat mund të shkatërrohen në moment” kur bëhet fjalë për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave.

Advertisement

Si do të shpërndahet?

Pfizer ka një plan afatshkurtër. Vaksina do të shpërndahet nga qendrat shëndetësore dhe do të duhet të udhëtojë si në tokë ashtu edhe nga ajri, të përballet me kujdesin në qendrat e shpërndarjes ndërmjet fazave dhe pengesa përfundimtare, që do të jetë më pas shpërndarja tek njerzit.

Siç është zbuluar nga Wall Street Journal, Pfizer ka zhvilluar një kuti të veçantë transporti në madhësinë e një valixhe, të mbushur me akull, ku është instaluar gjurmues GPS, i cili mund të mbajë deri në 5,000 doza të vaksinës në temperaturën e duhur për 10 ditë.

Gjithashtu të rëndësishme janë edhe shishkat e mbajtjes së vaksinës.

Shefi i shitjeve të kompanisë farmaceutike Paul Harrison thotë se një kuti transporti standarde e ftohur, e cila do të mbajë një temperaturë deri në -8C (jo -80C) për pesë ditë dhe është mjaft e madhe për të mbajtur 1,200 vaksina.

Advertisement

Vaksina mund të mbijetojë për pesë ditë të tjera pasi të shkrihet. Ajo çfarë është e vështirë është se në vaksina mund të qëndrojë në temperatura të ftohta, por në qendrat shëndetësore nuk janë këto kushte.

Sipas ekspertëve vetëm disa si qendrat e shëndetit publik, universitete dhe laboratorë kërkimorë kanë kapacitetin e duhur për të ruajtur vaksinat. Ata shpjegojnë se duhen marrë masa sa më shpejtë të jetë e mundur në mënyrë që një pjesë e popullatës të imunizohet. Situata në vendet në zhvillim është edhe më e ndjeshme. Agjencia e lajmeve “Associated Press” njoftoi muajin e kaluar se Burkina Faso, në Afrikën qendrore, tashmë kishte mungesë të rreth 1.000 frigoriferëve klinikë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Unicef, ka një projekt në vazhdim për hartëzimin e ambienteve të depozitimit të frigoriferëve të ftohtë në pritje të një vaksine të Covid-19.
Financial Times raportoi se Unicef synonte të kishte 65,000 frigoriferë të ftohtë me energji diellore të instaluar në vendet me të ardhura të ulëta deri në fund të vitit 2021.

“Nëse jemi duke u përqendruar në zinxhirin e ftohtë, Evropa dhe Amerika e Veriut kanë një infrastrukturë të fortë të zinxhirit të ftohtë. Nëse shkoni në Afrikë ose në disa pjesë të Azisë kjo gjë është shumë problematike.

Të gjitha mund të dëmtohen vetëm për një gabim të vogël prandaj duhet treguar sa më shumë kujdes”, thotë Michael Bourlakis, profesor i logjistikës, prokurimit, furnizimit dhe menaxhimit të zinxhirit në Shkollën e Menaxhimit të Cranfield.(BBC, gazeta “Si”)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy