Vaksina e parë anti-Covid në formë pilule, gati për testim te njeriu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksina e parë anti-Covid në formë pilule, gati për testim te njeriu

Vaksina e parë e koronavirusit SARS-CoV-2 në formën e një pilule të thjeshtë, pritet të hyjë në provat klinike (teste njerëzore) deri në qershor të këtij viti.

Ilaçi revolucionar, i zhvilluar nga kompania bio-farmaceutike izraelito-amerikane, “Oramed Pharmaceuticals Inc.”, ka kaluar në mënyrë efektive fazën para-klinike (eksperimente në modele të kafshëve dhe prova laboratori) dhe tani po përgatitet të bëjë tranzicionin themelor tek njerëzit.

Nëse do të ketë sukses, do të ishte një pikë kthese e vërtetë në historinë e vaksinave, si dhe në luftën kundër virusit pandemik.

Kufizimi kryesor, për momentin, do të përfaqësohej nga koha, pasi mund të duhej të paktën një vit para se të dalë vaksina orale në treg.

Advertisement

Sidoqoftë, nëse koronavirusi SARS-CoV-2 do të bëhej endemik dhe të mos zhdukej plotësisht, siç sugjerojnë disa ekspertë, një vaksinë e këtij lloji, do ta bënte më të lehtë kontrollin, falë lehtësisë së shpërndarjes dhe administrimit.

Kalimi i mundshëm në fazën klinike të vaksinës së parë COVID në formë pilule, u njoftua nga vetë “Oramed Pharmaceuticals Inc.”, e cila krijoi një kompani të re ‘ad hoc’ për kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave orale, “Oravax Medical Inc.”.

Në njoftimin për shtyp të publikuar nga kompania, thuhet se në testet e kryera mbi kafshët, një tabletë e vetme e vaksinës orale, ka promovuar imunitetin sistemik kundër COVID-19, falë formimit të imunoglobulinave IgG – të ashtuquajturit “antitrupa neutralizues”, që garantojnë mbrojtje ndaj infeksioneve virale – dhe imunoglobulinave IgA, antitrupat e linjës që sigurojnë kryesisht mbrojtje të mukozës.

Për momentin, rezultatet e studimit pilot, nuk janë publikuar ende, por ato konsiderohen aq premtuese saqë mund të hapin rrugën për eksperimente te njerëzit, deri në tremujorin e dytë të vitit.

Advertisement

“Një vaksinë orale COVID-19, do të hiqte disa pengesa për shpërndarjen e shpejtë, në shkallë të gjerë, duke i lejuar njerëzit të marrin vaksinën vetë në shtëpi”, tha CEO i “Oramed”, Nadav Kidron.

“Ndërsa lehtësia e administrimit është kritike, sot për të përshpejtuar shkallët e inokulimit, një vaksinë orale mund të bëhet edhe më e vlefshme nëse një vaksinë COVID-19 mund të rekomandohet çdo vit, siç është rasti me vaksinën standarde të gripit”, – njoftoi ekzekutivi i kompanisë farmaceutike.

Sigurisht, do të jetë e nevojshme të kryhen studime të thelluara për të kuptuar se si vaksinat mbrojtëse orale mund të krahasohen me injeksionet klasike intramuskulare.

Siç specifikohet për “Business Insider” nga Paul Hunter, profesor i Mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore, vaksinat e këtij lloji mund të jenë më të mira se ato të injektuara në krahë në parandalimin e infeksionit dhe për këtë arsye, shmangin rrezikun e transmetimit, pasi nga goja, ato përqendrohen të parat në linjën e antitrupave, pikërisht në rrugët kryesore të hyrjes (hundës dhe gojës) së virusit, i cili “udhëton” përmes pikave të mëdha dhe të vogla (aerosolit) të frymëmarrjes të larguara nga pozitivët kur kolliten, teshtijnë ose thjesht flasin dhe marrin frymë.

Advertisement

Sipas “Oramed Pharmaceuticals Inc.”, vaksina anti-Covid oral në zhvillim, mund të jetë gjithashtu shumë efektive kundër varianteve që shfaqen, pasi nuk synon një antigjen të vetëm, por tre dhe kjo duhet të përmirësojë ndjeshëm mbulimin imunitar edhe në rastin e mutacioneve, “i pakapshëm” drejt antitrupave.

Si E484K, e cila u zhvillua në proteinën “S” ose “Spike” të varianteve të “Afrikës së Jugut” dhe “Brazilit” të SARS-CoV-2.

Mbetet vetëm të pritet për publikimin e rezultateve dhe të shpresohet që vaksina orale të jetë vërtet e vlefshme, megjithëse duhet theksuar, që efektiviteti i barnave të demonstruara tek kafshët, nuk gjendet gjithmonë tek njerëzit (për këtë arsye kanë filluar të synojnë në platforma eksperimentale alternative, të tilla si indi në çip).

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy