Vaksinat në sallatën tuaj? Shkencëtarët po kultivojnë bimë të mbushura me ilaçe për të zëvendësuar injeksionet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksinat në sallatën tuaj? Shkencëtarët po kultivojnë bimë të mbushura me ilaçe për të zëvendësuar injeksionet

Vaksinimi mund të jetë një temë e diskutueshme për shumë njerëz, sidomos kur realizohet përmes injeksionit. Por çfarë do të thoshit nëse nesër mund të keni mundësinë ta zëvendësoni injeksionin tuaj të radhës me një pjatë sallatë?

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë-Riverside, janë duke punuar mbi një mënyrë për të kultivuar disa bimë që mbajnë të njëjtin ilaç si një vaksinë mARN.Vaksina kundër Covid-19, është një nga shumë vaksinat që përdorin teknologjinë mARN për të mposhtur virusin. Ato funksionojnë duke i mësuar qelizat nga sistemi imunitar i njeriut që ta njohin dhe sulmojnë një sëmundje të caktuar infektive. Mjerisht, vaksinat mARN duhet të qëndrojnë në temperatura shumë të ulëta deri në përdorimin e tyre, në të kundërt e humbin qëndrueshmërinë.

Ekipi i studiuesve thotë se nëse do të kenë sukses në nismën e tyre,njerëzit mund të nisin të konsumojnë vaksina mRNA me bazë bimore, të cilat mund të mbijetojnë në temperaturën e mjedisit. Falë një granti prej 500.000 dollarësh nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës në SHBA, studiuesit po përpiqen që të përmbushin 3 qëllime.

Së pari, ekipi do të përpiqet të dërgojë me sukses ADN-në që përmban vaksina mRNA tek qelizat bimore, ku ato mund të shumohen. Së dyti, autorët e studimit duan të tregojnë se në fakt bimët mund të prodhojnë mjaftueshëm ARN për të zëvendësuar një injeksion tradicional.

Advertisement

Dhe së treti, ekipi do të duhet të përcaktojë dozën e duhur që njerëzit do të duhet të hanë për të zëvendësuar siç duhet vaksinimet tradicionale.“Në mënyrë ideale, një fabrikë e vetme do të prodhonte mRNA të mjaftueshme për të vaksinuar një person të vetëm”- thotë Huan Pablo Giraldo, profesor i asociuar në Departamentin e Botanikës dhe Shkencave të Bimëve në Universitetin e Kalifornisë-Riverside.

“Ne po e testojmë këtë qasje me spinaqin dhe sallatën, dhe synojë që një ditë këto bimë të kultivohen nga vetë njerëzit në kopshtet e tyre. Edhe fermerët mund të kultivojnë fusha të tëra më këtë lloj bime”- thekson Giraldo.

Gilardo dhe një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i San Diegos dhe Universiteti Karnexhi Melon, thonë se çelësi për të prodhuar vaksina bimore janë kloroplastet. Këto të fundit janë organe të vogla brenda qelizave bimore, të cilat ndihmojnë në shndërrimin e dritës së diellit në energji.

“Ato janë fabrika të vogla me energji diellore që prodhojnë sheqer dhe molekula të tjera, që lejojnë rritjen e bimës. Po ashtu ato janë një burim i pashfrytëzuar për krijimin e molekulave të dëshirueshme”- thekson Giraldo. Studimet e mëparshme kanë treguar se është e mundur që kloroplastet të shprehin gjenet të cilat nuk janë pjesë natyrale e asaj bime.

Advertisement

Ekipi i Giraldos e arriti këtë duke e dërguar materialin gjenetik brenda një shtrese mbrojtëse në qelizat e bimëve. Në studimin e ri, Giraldo bashkëpunoi me profesoren e Universitetit të San Diegos, Nikol Shteinmetz për të përdorur nanoteknologjinë, për t’i dhënë kloroplasteve më shumë material gjenetik. “Ideja jonë është që të ripërdorim nanopjesëzat natyrore, përkatësisht viruset e bimëve, për shpërndarjen e gjeneve tek bimët”- thotë Shteinmetz. / StudyFinds – Bota.al

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy