Vdes 13 vjeçari në Kroaci, konsumoi shumë pije energjike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Viktima fillimisht u rrëzua, teksa po vraponte rreth një ndërtese në lagjen e tij, në kryeqytetin kroat.

Pas kësaj, ai u dërgua në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Ultrazëri që i ishte bërë, tregoi për një miokardiopati të panjohur dhe dëmtim të muskujve të zemrës, raporton Veçernji List.

Dëshmitarët kanë thënë se 13 vjeçari, para se të rrëzohej, kishte pirë shumë pije enegjike, gjatë një ndeje me shokë. Po ashtu, ai i përdori ato edhe në kino, ku ishte me bashkëmoshatarë të tij.

Ngjarja e hidhur ndodhi ditë më parë.

Advertisement

“Dozat e tepërta të këtyre substancave (pijeve energjike) mund të nxisin reagime të padëshiruara, respektivisht, mund të jenë toksike për organizmin e ri”, ka thënë Filip Rubiq, pediatër. “Përmbajtet stimuluese të pijeve energjike rezultojnë me intensitet të shpejtuar të punës së zemrës, e kjo mund të ketë pasoja për krejt organizmin”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy