Zbulohet proteina që lidh të gjitha llojet e tumoreve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohet proteina që lidh të gjitha llojet e tumoreve

Pavarësisht llojeve, tumoret ndahen në dy kategori, te të cilat një ekip studiuesish mbërriti duke u nisur nga fakti nëse e prodhojnë apo jo një proteinw të caktuar.

Studiuesit, të udhëhequr nga shkencëtarë nga institucione të ndryshme brenda Sistemit Shëndetësor Sinai, botuan një studim në revistën “Cancer Cell”, që i lidh të gjitha format e kancerit me një transkriptues të vetëm të quajtur Yes-Associated Protein (YAP).

Ata gjetën ndryshime të dallueshme midis qelizave kancerogjene që shprehin YAP, të cilat ata i quajtën kancere “YAPon” dhe “YAPoff”.

Rezultatet e studimit kanë implikime të rëndësishme për zhvillimin e trajtimeve të kancerit dhe ndoshta edhe shërimin prej tyre.

Advertisement

Tumoret YAPoff kanë tendencë të jenë vdekjeprurëse. Por si YAPon edhe YAPoff kanë disa dobësi, zbuluan shkencëtarët. Për shembull, ekspozimi i një tumori YAPoff ndaj YAP e ndalon atë të rritet.

Megjithatë, disa tumore kanë aftësinë të shndërrohen në YAPon dhe YAPoff vazhdimisht, një mekanizëm ky që u siguron mbijetesën përballë trajtimeve, duke e bërë zhdukjen e tyre pak më të ndërlikuar.

“Rregulli i thjeshtë binar që zbuluam mund të ekspozojë strategji për të trajtuar shumë lloje të kancerit që hyjnë në këto dy super klasa: YAPoff ose YAPon”, citon Futurism profesorin Joel Pearson, autor i studimit dhe shkencëtar i Institutit të Kërkimit Lunenfeld-Tanenbaum.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy