Zemra e parë artificiale miratohet për shitje në Francë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zemra e parë artificiale miratohet për shitje në Francë

Kompania franceze, Carmat SA, ka marrë miratimin për zemrën e parë artificiale.

Sipas agjencisë Bloomberg, projekti nisi në vitin 1993 dhe kërkimi dhe zhvillimi është kryer nga kompania e raketave Matra, e cila më pas u bë pjesë e kompanisë së prodhimit të aeroplanëve Airbus, aktualisht aksioneri më i madh i Carmat.

Carmat ka aplikuar për marrjen e markës CE, ekuivalente e Bashkimit Europian me miratimin që jep FDA-ja amerikane, dhjetë vjet më parë, dhe marka u dha këtë javë.

Aktualisht, pajisja synon të jetë vetëm një “urë” për transplantimin e zemrës së gjallë për njerëzit që janë kanë probleme kardiake të pakthyeshme dhe nuk synon të jetë një zemër zëvendësuese e përhershme.

Advertisement

Megjithatë, llogaritet që Carmat mund ta shesë produktin me vlerë 700 euro deri në 2030.

Pajisja në fjalë mund të shërbejë për t’u zgjatur jetën shumë njerëzve që vuajnë nga insuficienca e zemrës në fazën përfundimtare, që nuk u përgjigjet trajtimeve mjekësore.

Aktualisht ka miliona pacientë që janë në këtë gjendje, në krahasim me numrin shumë më të vogël të dhuruesve të zemrës. Si rezultat, miliona njerëz vdesin çdo vit ndërsa presin për një transplant dhe në këtë pikë hyn në punë zemra artificiale.

CEO i kompanisë Carmat tha të enjten se marrja e markës CE në 10 vjet “është një kohë rekord, duke pasur parasysh kompleksitetin e një pajisjeje të tillë.

Advertisement

Ne do të duhet të punojmë me mjekë dhe qendra mjekësore tani për të ofruar terapinë tonë. Faza e prodhimit do të jetë një fazë delikate”.

Aksionet e Carmat SA u rritën vrullshëm pas këtij lajmi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy