Zgjatja në mëngjes është e nevojshme për këtë arsye

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjatja në mëngjes është e nevojshme për këtë arsye

Është e vështirë të kërcejmë në këmbë menjëherë sapo të zgjohemi nga gjumi, shkruan “HealthHarvard”.

Kur muskujt dhe nyjet janë të ngurta dhe jo edhe aq të lëvizshme, por këtë mund ta ndryshoni akoma pa dalë nga shtrati, transmeton lajmi.net.

Zgjatja e muskujve para se të ngriheni nga shtrati mund të iu ndihmoi që trupi të dal nga gjendja e pushimit dhe të kthehet në gjendje aktive.

Këto zgjatje kanë një efekt të shkëlqyeshëm tek trupi juaj nëse u bëni gjithashtu edhe para gjumit.

Advertisement

Normalisht, para se të zgjateni duhet ti ngrohni muskujt, por pas gjumit muskujt tuaj janë veçse të ngrohur nga gjumi gjatë natës.

Pra, ju jeni të gatshëm të filloni me zgjatjet. Ndërsa jeni akoma të shtrirë ngritini këmët dhe duart në lart edhe ulini disa herë.

Më pas uluni në shtrat dhe rrotullojeni kokën në dy anët ngadalë. Tani jeni të gatshëm të filloni me zgjatjet.

Zgjatja e gjithë trupit me rrip elastik

Advertisement

Shtrijuni në shpinë dhe zgjatni këmbët drejtë. Mbani shiritin elastik me duar në gjerësi të krahëve edhe lëvizni duart nga poshtë lartë dhe anasjelltas, transmeton lajmi.net.

Ngritja e njërit gju

Shtrijuni në shpinë dhe zgjatni këmbët drejt. Ngrijeni njërin gju, më pas tjetrin duke e mbështetur mirë kofshën dhe puplin e këmbës mes vete.

Advertisement

Zgjatja e zogut të këmbës

Shtrijuni më këmbë drejt dhe vendosni shiritin elastik në shputë dhe tërhiqeni me duar. Këmbën e shtrirë drejtë lëvizeni nga pozicioni i shtrirë duke e ngritur në ajër duke e mbajtur këmbën drejtë gajtë gjithë kohës.

Advertisement

zgjatja anësore

shtriju në krah me këmbë të mbledhura, shtrijeni krahun drejt nën kokë. Mblidheni këmbën deri sa pupli të prekë kofshën, më pas zgjateni drejtë këmbën .

Poza e fëmijës

Advertisement

Uluni në gjunjë dhe përuluni përpara duke shtrirë duart komplet deri sa koka juaj të prekë tokën. Shpinën mbajeni drejtë dhe vithet tuaja nuk duhet të ngrihen nga këmbët.

Pozicioni i kobrës

Shtrijuni më fytyrë poshtë, më këmbë të drejta. Vendosini duart poshtë shpatullave tuaja dhe shtyjeni trupin të ngriheni lartë në atë pozicion. /Lajmi.net/

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy