17-vjeç dhëndër, Këngëtari Çlirim Denaj rrëfen si u njoh me gruan: Po na kërkonte policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
17-vjeç dhëndër, Këngëtari Çlirim Denaj rrëfen si u njoh me gruan: Po na kërkonte policia

Këngëtari i Çlirim Denaj ka treguar si ëhstë njohur me bashkëshorten e tij që në moshë të re dhe më pas është bërë baba pak kohë më vonë.

Në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, Denaj tha se ishte dashuri me shikim të parë, teksa ka rrëfyer dhe një histori të pazakontë.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Ku u njohët? Se më bëri përshtypje pak më parë se the “aty u disiplinova dhe mendova jetën ta merrja seriozisht”, që tani tingëllon pak cudi, se 17 vjeç dhe djalë i ri akoma dhe faktikisht e morët shumë seriozisht se u lidhët, u martuat dhe u bëtë baba shumë shpejt.

Advertisement

Çlirim Denaj: Si rregullore ushtarët merreshin mbas moshës 18 vjeç. Po babi më nisi më përpara, edhe kishte miqësi ai që ta bënte këtë punë dhe ia di për faleminderit. Natyra ime ekspresive dhe liberale ishte që unë bridhja edhe nëpër këto festat ose këto mbrëmjet që bëheshin të ndërmarrjeve ose të shkollave.

Pranvera Borakaj: Këndoje aty?

Çlirim Denaj: Kisha edhe ca shkoë të mi aty të rritur që kishin një grup muzikor dhe shkoja me ata.

Pranvera Borakaj: I bije fizarmonikës, kitarës, këndoje apo thjesht i shoqëroje?

Advertisement

Çlirim Denaj: Jo, unë i shoqëroja sepse i kisha shumë afër shtëpisë ata dhe isha i lidhur me ata, jo se i bija unë instrumentit. Ata ishin tre vëllezër, të tre i binin instrumentëve. Këtu u njoha me Ladisllavën, kërcyem një herë, kërcyem dy herë, tre herë, aty u lidhëm.

Pranvera Borakaj: Ishte dashuri me shikim të parë?

Çlirim Denaj: Po sigurisht, nuk e kisha parë asnjëherë dhe më e çuditshmja është që kisha edhe një shokun tim të ngushtë, ai kishte një të dashur, ishim ushtarë bashkë në Elbasan dhe kishte një të dashur në Elbasan dhe më thotë mua “Çimi a shkojmë e takojmë dhe Florikën?” Hipim në autobus dhe shkojmë në Elbasan mbasdite, doli ajo për ta takuar, e morën vëllezërit e saj vesh, u bë sherr, rrëmujë, zhurmë atje, u larguam ishte vonë, nuk kishe as makina, ça do bënim, u futëm në hotel. U futëm në Turizëm, si të bënim se kjo kishte ikur nga shtëpia, dhe unë nga shtëpia pa leje dhe ndenjëm nja tre ditë dhe erdhi policia. Ishte bërë alarm, na gjetën në hotel. I ati i saj më tha e gëzofsh tani vajzën. Njëkohësisht kishte ngelur dhe shtatzënë dhe kështu mbasi kjo lindi unë bëra një darkë për dasmë me familjen e saj dhe familjen time. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy