Aktorja gjendet e pajetë në banesë, dyshimet e policisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aktorja gjendet e pajetë në banesë, dyshimet e policisë

Aktorja japoneze Yuko Takeuchi është gjendur e pajetë në banesën e saj në Tokio.

40-vjeçarja, fituese e shumë çmimeve, u gjet nga bashkëshorti i saj, aktori Taiki Nakabayashi.

Sipas mediave vendase, dyshohet se aktorja, nënë e dy fëmijëve, i ka dhënë fund jetës. Ndërkohë, policia ka nisur një hetim për të sqaruar kushtet.

Takeuchi ishte një aktore e njohur në Japoni, ndërsa ka luajtur në shumë filma dhe seriale televizive gjatë karrierës së saj.

Advertisement

Ajo fitoi gjithashtu çmimin për aktoren më të mirë në një kategori të roleve kryesore tre vjet me radhë, mes viteve 2004 dhe 2007, në Çmimet e Akademisë Japoneze.

Aktorja gjendet e pajetë në banesë, dyshimet e policisë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy