Aktroja e “Euphoria” rikthen pas 20 vitesh në tapetin e kuq, fustanin ikonik të Angelina Jolie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aktroja e “Euphoria” rikthen pas 20 vitesh në tapetin e kuq, fustanin ikonik të Angelina Jolie

Sydney Sweeney, 26 vjeç, e cila njihet për rolin e saj si Cassie Howard në serialin ” Euphoria “, si dhe rolin e saj kryesor në filmin e publikuar së fundmi ” Anyone But You “, u shfaq në Oscar me një fustan që e kemi parë edhe më parë.

Ky fustan ikonik u vesh për herë të parë në Oscars 2004 nga Angelina Jolie , siç përmendi në Instagram stilistja e Sweeney, Molly Dickson.

Vetë Marc Bouwer postoi në llogarinë e tij personale në Instagram paraqitjen e aktores së bashku me Angelina Jolie me të njëjtin fustan 20 vite më parë, duke shkruar “nuk mund të kërkoja një ringjallje më të mirë”, duke iu referuar ringjalljes së fustanit dy dekada pas paraqitjes së tij të parë.

Fustani prej sateni me një dekolte dhe kurriz të hapur u kombinua me një shall të ngjashëm në të njëjtën nuancë dhe një gjerdan dopio diamanti, i ngjashëm me atë të zgjedhur nga ylli i madh Angelina Jolie në 2004./vizionplus.tv

Advertisement

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy