
Miriam Cani ka marrë sot në duar letrën më të bukur në jetën e saj, të shkruar nga doçkat e së bijës, Ameli. Edhe pse e vogla nuk shkon ende në shkollë, ajo di të shkruajë dhe kjo është një kënaqësi e pafund për prindërit. Vetëm disa ditë më parë ajo festoi pesëvjetorin në një festë surprizë të organizuar nga mami dhe babi.
Ajo i ka shkruar ‘Të dua shumë mami’ në anglisht, ashtu siç bëjnë shumë fëmijë sot. Miriamit sigurisht që i ka dalë zemra vendit nga ky veprim dhe e ka shpërndarë në Instagramin e saj këtë dedikim. Së fundi ajo është tërhequr pak nga muzika për t’u fokusuar në biznesin e saj të veshjeve.
Advertisement